VIDEO/ Lidhje me Ndranghetën, shkatërrohet grupi kriminal në Itali që trafikonte kokainë! 26 të arrestuar, 4 shqiptarë! Sekuestrohet pasuri me vlerë mbi 800 mijë euro

13 Nëntor 2023, 10:37| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 20:59

  • Share

ITALI- Një grup kriminal, ku mes tyre kishte edhe shqiptarë, është shkatërruar në Itali, në një operacion blic. 26 persona të arrestuar, 4 shqiptarë, 1 me kombësi kubaneze dhe dy me kombësi ekuadoriane. 17 nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen si anëtarë të një grupi kriminale të drejtuar nga anëtarë të familjes De Marte - Gioffré, me origjinë nga Seminara dhe të lidhur me grupet 'Ndrangheta' banues në Kalabri.

Efektivët e Guardia di Finanza-s kanë ekzekutuar sot urdhër arrestet, 23 ‘arrest me burg’ dhe 3 ‘arrest shtëpie’. Mes të arrestuarve ka edhe dy persona të mitur të cilët janë gjetur në vendin e ngjarjes.

“Është hera e parë – sqaron prokurorja e Prokurorisë së Gjykatës për të Mitur Tiziana Paolillo – që në Liguria ka dalë pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e të miturve në grupe kriminale të këtij kalibri”.

Ky grup kriminal merrej me kultivimin e kanabisit dhe trafikun e kokainës. Ata kishin edhe disa shtëpi, që shërbenin si ‘baza’ për takimin e anëtarëve të grupit kriminal, ku diskutohej dhe merreshin vendime lidhur me trafikun e drogës, negociatat me furnitorët dhe blerësit, kultivimin e kanabisit.

Të dyshuarit akuzohen për: 56 episode të trafikut të kokainës dhe marjuanës, si dhe kultivimin e marjunaës. Po ashtu akuzohen edhe për plagosje e kërcënime ndaj disa personave që i kanë kërcënuar për t’i detyruar ata që shlyejnë borxhin e drogës, vjedhja e mjeteve të transportit, zhvatja.

Po ashtu, është urdhëruar sekuestro e pasurive të 18 personave që kapin vlerën e 866.400€, pasuri e cila dyshohet se është vënë nga veprimtaria e paligjshme që ky grup kriminal ushtronte. Bëhet fjalë për 128 llogari bankare, 18 automjete dhe 12 motoçikleta, 6 prona dhe 39 toka të ndodhura në Diano Marina, San Bartolomeo, Cassano delle Murge, Trapani, Marsala dhe Raketat.

Hetimet e kryera si edhe përgjimi i mbi 100 numrave të telefonit çoi në shkatërrimin e grupit kriminal dhe të konstatohet se i dyshuari Domenico Gioffrè, pavarësisht se ishte me masë arrest shtëpi, së bashku me Giovanni De Marte dhe anëtarë të tjerë të familjes De Marte, arritën ‘lulëzonin’ trafikun e drogës.

Qendra operative e grupit kriminal ndodhej në rezidencën e familjes De Marte në Diano Castello, ku falë vëzhgimit të kamerave, u bë e mundur të identifikoheshin anëtarët e shoqatës dhe rolet e tyre. Nga hetimet u konstatua se në rezidencën e Gioffré-De Marte drejtuesit e grupit kriminal morën vendime për sasinë e lëndës narkotike për t'u blerë, ku organizoheshin me detaje udhëtimet drejt Kalabrisë për furnizimin e drogës.

Shqiptarët e arrestuar:

Agim Myftari, 39 vjeç
Eugers Nezha, 22 vjeç
Elvis Çollaku, 30 vjeç
Indrit Shaba, 28 vjeç

Ora 20:44
Pjesë e grupit të trafikut të drogës, dalin emrat e katër shqiptarëve të arrestuar në Itali

1699905130_.JPG

Mediet italiane kanë publikuar emrat e katër shqiptarëve që janë në mesin e 26 personave të arrestuar në Itali si pjesë e një grupi që trafikonte kokainë. 

Shqiptarët e arrestuar janë:

Agim (Jimmy) Myftari, 39 vjeç
Eugers Nezha, 22 vjeç
Elvis Çollaku, 30 vjeç
Indrit Shaba, 28 vjeç

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?