Krahu i djathtë i Sali Berishës, tashmë një nga eksponentët e fundit të Rithemelimit i gatshëm të sakrifikohet për të mbrojtur si kamikaz ish-kryeministrin në arrest shtëpie, rrezikon një inkriminim nga SPAK për pastrim parash. Flamur Noka, tashmë nën hetim për zjarrvënie të Kuvendit, do të duhet të përgjigjet për një krim të rëndë financiar që parashikon një dënim maksimal deri në 15 vite burg. Burime të mirëinformuara bëjnë të ditur se një kallëzim penal i detajuar është përgatitur të dorëzohet në ditët që vijojnë në SPAK, autoriteti që është kompetent për të hetuar pikërisht pastrimin e parave.
Ende nuk njihen shumë detaje në dosjen voluminoze që mban emrin e Flamur Nokës, por mësohet se në dokumentacionin e mbledhur përmbahen pagesa, kontrata, shitblerje apartamentesh dhe kalime financiare nga ana e këtij eksponenti politik, i cili edhe pse nuk ka asnjë detyrë profesionale, bën një jetë shumë luksoze. Pasi ka marrë një kredi pa interesa prej 5 milionë lekësh si i pastrehë, Flamur Noka ka nisur të pasurohet në një mënyrë misterioze duke arritur të blejë deri një makinë me kosto 40 mijë euro.
E paharruar fotoja e tij gjatë protestave të disa ditëve më parë ku kishte veshur një palë xhinse 680 euro dhe atlete prej 340 eurosh. Me ç’para, financon Noka luksin e tij?
Gazetari investigativ Adriatik Doçi në një postim në Facebook risjell në vëmendje disa operacione të dyshimta të bëra nga Noka mes vitit 2012 dhe 2013.
''Kokë e 'zgjuar" Mul Noka. Shet një apartament 83 m2, kati 8 në ish Bllok, me vlerë 180 mijë euro. Blen një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, pallati i famshëm i kuq, 190 m2, për 151 mijë euro. Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.100 euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. Jo vetëm kaq. Por, në vitin 2013, Flamur Noka blen garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22 400 euro. Në deklaratën e vitit 2013, Flamur Noka nuk e deklaron burimin e të ardhurave për blerjen e garazhit. Realisht shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro.
Gazmend Bardhi e ka akuzuar gjithashtu Flamur Nokën edhe për fshehjen e një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.
Zyrtarisht ajo vilë në Gjirin e Lalzit është në emër të një oligarku shqiptar, i cili edhe pse ka marrë favorizime gjigante nga qeveria socialiste, vazhdon të jetë “rastësisht” edhe financuesi kryesor i televizionit të Shkëlzenit, Syri tv. Në realitet të gjithë e shohin dhe e dinë që ajo vilë i përket Flamur Nokës. Pavarësisht se është përpjekur për ta shitur me qëllim ta fshehë objektin e krimit, pikërisht fakti që mund të jetë pjesë e një operacioni pastrim parash, ajo vilë buzë detit, sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv ende nuk ka gjetur një blerës.
Për ta gjetur pronarin e vërtetë (pavarësisht nëse do të shitet apo jo) SPAK do të bëjë verifikimet duke marrë në pyetje arkitektët dhe inxhinierët projektues, bashkë me rojet në Gjirin e Lalëzit dhe kamerave të sigurisë për të mësuar se kush është frekuentuesi i vërtetë i asaj super-vile, e cila ndodhet pak metra larg “kështjellës” verore të Sali Berishës.
Vilat e Berishës dhe te Nokës u ndërtuan në kohën kur Berisha ishte në pushtet: Ka qenë pikërisht Sali Berisha si kryetari i KKRT që ka dhënë lejen ndërtimore për fshatin turistik Lura tek Gjiri Lalzit ku pastaj, po aty e ka ''gjetur'' vilën per vete dhe për shumë bashkëpushtetarë të tjerë te Partisë Demokratike. Po kjo histori do bëhet pjesë e një tjetër investigimi.
Gazmend Bardhi në tetor të 2022 ishte shumë i ashpër me akuzat ndaj Flamur Nokës. Mes të tjerave e akuzoi edhe për lidhje me krimin e organizuar dhe për pastrim parash me origjinë trafikun e drogës:
''Mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme me te cilin rri shpesh për dreka e darka. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge more në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar''.
Risjellim në mendje se Sali Berisha u shpall “person non grata” edhe nga Britania e Madhe pikërisht për lidhjet e tij me eksponentë të krimit të organizuar.
Kush është trafikanti i drogës mik i Flamur Nokës, të cilit i referohet Gazmend Bardhi?
Për SPAK-un është shumë i lehtë verifikimi: mjafton të thërrasë e të pyesë Gazmend Bardhin.
Koha e imunitetit për klanin Berisha bashkë me berishizmin ka marrë fund. Nëse lideri plak dhe dhëndrri i tij janë në arrest shtëpie, me siguri SPAK nuk duhet të ndalet përballë Flamur Nokës.
Vila në Gjirin e Lalzit që dyshohet se është e Flamur Nokës
Të gjithë muhaxhert ktu në Skandinavi po thojn besimin që thojnë të ftoftë si akull e tbutë si kingjat e gjetum tek vendorët në SKANDINAVI kta po i thojshin ISLAM vetëm se kishin harru me mar Avdes,ktu ka muhaxher nga gjithë bota të xhithë kan nji jetë normale,edhe ballkani ashtë shum i pasun nga vet ZOTI që i ka kriju,por qka punojn njerëzit jan shum të varfër,athua a mendojn të bahen Njerzë,secili me i kry obligimet e veta me nderë ?
PërgjigjuPer madhesine dhe vendin ku eshte ndertuar vila kushton minimum 4 miljon dollare. Edhe 80% te ish qeveritareve te kene bere aktivitet kriminal te faktuar, duhet te rasen brenda te gjithe pa dallim, pleq, sakate, mysliman apo katolike, gege apo toske te githe te paguajne per krimin e tyre sips ligjit.
PërgjigjuDuke pare kete vile qe supozohet e Nokes dhe ajo verdhushja ngjitur qe duket pak ne qoshe te fotos,nuk e di pse mu kujtuan minatoret e varfer te Valiasit ne fillim te viteve 90' qe hyne ne greve urie.Valle per kete sakrifikuan,qe te zevendesoheshin vilat e Bllokut me vilat disafish me te medha e me luksoze ne Lalez?!
PërgjigjuSigurimi i shtetit duket aq i vogel para autorit te ketij shkrimi! Dhe, Flamur Noka vetem lartesohet, perballe ketij shkrimi monstruoz!
PërgjigjuSigurimit te shtetit i merr te keqen ti analfabet Berishist. Flamur Noka nuk lartesohet dot se ka dale nga llumi dhe ne llum po mbytet. Nje injorant dhe politikan medioker qe vete Kukesi e ka per turp qe i perfaqeson. Kukesi ka burra te mencur dhe me dinjitet plot dhe perfaqesohet nga nje idiot i koruptuar.
Ka aksione kudo ky si gjithe shoket Po lereni perrallat se bie shteti me u fut te gjithe ne burg Jane 80 % e pushtetit dhe ish pushtetit super te korruptuar Dhe me 100 vila e banesa e hotele e restorante Ne aksione ne hidrokarbure e shume tjera Ndertime e Kulla padund!
PërgjigjuShume njerez nga politika, gazetaret te ndryshem dhe qytetar e Kane kujtuar shume her drejtesine per krimet e shume kriminel ne shqiperi, ketu i bashkohem disa komentuesve se mjafton te thirren po keta qe her akuzonte njanitjetrin e her kthehen e mbrojne, e mbrojne njanitjetrin sepse fillojne ta nuhasin se diç po leviz, e shqiptaret po presin me pa durim ti shofin keta kriminel para drejtesise çoft noka per krimet e veta çoft gazialem bardhi te cilin edhe berisha e ka akuzuar vetem para pak muajsh per vrasjen e doktorrit ne Elbasan, pastaj dikush e tha ne nje koment se nje x kryebashkiak po hetohet nga SPAK per kalim kufiri para 20 e ca vitesh edhe pse ne Moshe te re 17 vjeqar pra e pse noka nuk hetohet per kontaktet e tij me supin serb gjat okupimit te kosoves apo kur behet fjale per klanin kriminel te udhehequr nga sali berisha ska drejtesi.
PërgjigjuFlamur Noka duhet të dënohet edhe për kalime ilegale të kufirit kontaktet e tijë me policinë jugosllave njësoj si x kryebashkiaku që ka kalu ilegal nē Greqi
PërgjigjuCa mendoni ju se do bejne 5 prokuror te spak Dhe nja 10 idiota te BKH qe jane te gjithe me mik ?! Thjeshte do bejne zgjedhje selektive dhe pas 100 vitesh mbarojne Pislleqet ne kte vend! Ato kane ra ne hall te madh se kane dale 70% e qeverise dhe policise Dhe e opozizet ne pergjime Enkro Chat & Sky ! Sdine ca te bejne e nga tia fillojne se jane me miliona pergjime Ku kane dale te gjithe te perfshire ne trafiqe e vrasje Duke dhene urdhera vrasje dhe duke ndare leket e duke shperndare droge!
PërgjigjuFaktikisht shum e vertet kno qe thua i dasbur edhe jam totalisht dakort. Nuk eshte se erdhi nga nje vend tjeter keto qe do gnykojnr kombin tone me duar te pastra po nga rradhet tona me miq e me rekomandime hyne aty. Gjasme e pavarur... le te mendojme keshtu te gjithe. A valle do behet ky vend? Persa i perket ketyre me lux e me cmenduri financiare as ka per ti hyr gje ne kembe. Mark frroku me tom doshin mbyllen rrugen te blloku ambasadava mu ne mes te sheshit per te shtruar tavolinat ce do beheshe trafik e pengonte rrugen per ne hotel . 1 ne dor. 2 ministri jon qe ha dreka darka me trafikantet nuk guzon me i permendur emrin. 3 po su aluzua edhe noka qe eshte ps ne pushtet asgje ska per te ndryshuar fare fare ne kete komb. Edhe ky kokb do behet por kur te vijne alienet ne toke.
SPAK e ka per detyre (bazuar ne ligj) ne baze te ketyre informacioneve te publikuara ne media te nis kryesisht hetim ndaj Flamur Nokes pa pasur nevoje per denoncim nga ndonje subjekt individ apo kushdo prane kesaj prokurorie.
PërgjigjuKy eshte petagogu i Belind Kellicit
Nuk mjaftojne as 200 prokurore te Spak per te pastruar llumin qe na ka mbuluar. Edhe kjo ceshtje do harrohet.
PërgjigjuPo te marresh te gjith deputet e ish deputet nga te gjitha krahet pervec atyre te rinjve Duhen sekuestruar pasurit dhe burgun e kan pak Si ka mundesi qe kur nisi kjo mender demokraci ishin te gjith me pardesy te bardha dhe kostume me cop polake Tani jan bere te gjith milionera ne euro
PërgjigjuEdhe te rinjte kan vjedhur, se ndryshe nuk mund te beheshin debutet.
epo kur u be me vile ne gjirin e lalzit hajduti i xhepave mul noka
Përgjigjukjo qe i keni qit Nokes eshte vetem 1 e 100 e poshtersive qe nje cope injoranti me koken me kater cepa ka perlare ne vendin tone. Spak t'jua marre pasurite dhe tja shperndaje shqiptareve. Ti shesi sa me lire biles tjua fali cifteve te reja, apo pleqve. Keto kane vjedh pa fund. Bravo Shqiptarja! Je shqiptare e vertete
PërgjigjuOK,A.DOÇI: -Këto fakte duhen dërguar në SPAK menjëherë. -Me rënien e PIRAMIDALIT SALI,Tashmë duhet të RRUKULLISET e gjithë banda e Tij 33 vjeçare. -Flitet se F.Noka kullë(pallat shumë katësh edhe në SARANDË,ku ka strehuar gjithë njërzit,fisin e Tij nga NOVOSEI-Kukës. -F.Noka ka kën arrestuar në SËRBI dhe është përpunuar mirë dhe mandej ju rekomandua Sb për ta bër Ministër IDIOT.Ndaj F.Noka po djeg Kuvëndin për BABIN SALI.
Përgjigju