promovimi i librit ," Jeta e një marinari"

Lidhjet e italianit Nazario Sauro me Durrësin, promovohet "Jeta e një marinari"

27 Mars 2018, 21:56| Përditesimi: 27 Mars 2018, 22:11

  • Share

U promovua në Durrës libri më i fundit “Jeta e një marinari”, që flet për jetën e Nazario Sauro-s, marinarit italian që e lidhi fatin e tij me historinë e bregdetit Adriatik. Promovimi u bë në bashkinë e Durrësit, ku morën pjesë autoritete vendore dhe autoritete të marinës italiane. Nazario Sauro kishte letërkëmbim me Terenc Toçin, italo-arbëreshin që u shqua për veprimtarinë e vet kombëtar në fund të Rilindjes dhe në fillimet e Pavarësisë. Ata ishin shumë të afērt me njëri-tjetrin në qëllime dhe ide.

Jeta e tij ka qenë e lidhur ngushtë edhe me vijën bregdetare të Shqipërisë, me Durrësin, Shëngjinin dhe Shkodrēn, me qytete shqiptare më në Veri; me kryengritësit shqiptarë tashmë të vendosur për të mos e lënë vendin e tyre të shembej bashkë me “të sëmurin e Bosforit”. Sauro konsederohet si përfaqësuesin e fundëm i Europës bajroniane, mbushur me dashuri për popujt e vegjël dhe kulturat e tyre. Flamurtar i ideve për lirinë e kombeve, adhurues i virtyteve kalorësiake e popullore, i lindur në Capodistria, ai do të njësohej shpejt me çështjen e Istrias. Sauro u lidh me shqiptarët duke iu bashkaur qëllimit të tyre për një shtet të pavarur, jashtë perandorisë otomane. Ka kaluar një shekull kur një gjykatë e ish-perandorisë austro-hungareze vendosi ta dënojë me vdekje Nazario Sauro, sepse ai, siç e zbulojnë nipi e stërnipi i tij, Romano e Francesco Sauro, nuk ishte një marinar i zakonshëm, por një protagonisti i historisë, i një historie të ndërlikuar, kur tri perandoritë më të mëdha të shekullit: perandoria austro-hungareze, perandoria ruse dhe ajo otomane, po shembeshin me shpejtësi.

Ky libër rrëfen historinë e jetës së Nazario Sauro-s, e cila prej dekadash është memorizuar në rrugë e sheshe qytetesh, në onomastikë e toponomastikë. Për nder të tij, një anije në Xhenova mbante emrin "Nazario Sauro", kurse avioni i Gabrielle D'Annunzio-s mbante emrin "Kapiten Sauro". Me emrin e marinarit Nazario Sauro-s lidhen nyje të rëndësishme të historisë së Istrias, të Italisë prialpine, të luftërave dhe konflikteve në Ballkanin e trazuar. Për të këndohen këngë dhe bëhen nderime popullore e shtetërore. Autorët e librit kanë dëshmojnë edhe për përpjekjet e tij për t'u takuar me antropologen britanike Edith Durham, që aq shumē e kishte lëvduar virtytin shqiptar. Afeksioni i tij për shqiptarët ishte aq i fuqishëm, sa Romano Sauro dhe djali i tij Francesco e ndjenë për detyrë që të shkruanin këtë libër mbështetur në arkivin e familjes dhe në dhjetëra burime pas shumë kërkimesh në to. Bashkia e Durrësit ka premtuar që emrin e Nazario Sauro-s ta kthejë në një shenjë kujtese.

( moment i promovimit të librit, "Jeta e një marinari" )

 


 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?