Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe Suel Çela

Kronikë

Lidhjet me grupet ‘Çopja’ dhe ‘Çela’/ Pajtime Fetahu kërkoi lirimin si e sëmurë, Apeli i GJKKO lë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit

29 Prill, 13:15| Përditesimi: 29 Prill, 13:23

  • Share

Tiranë- Pas Gjykatës së Shkallës së Parë, edhe Apeli i Posaçëm Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për lirimin nga qelia.

Ish-magjistratja pati si argument në ankim shkaqet shëndetësore. 

Gjyqtarja që mbahet e paraburgosur në Pojskë, u ekspozua në dy dosje të SPAK, përkatësisht lidhjet me organizatën “Çopja” dhe organizatën e Suel Çelës, të dyja në Elbasan, për të cilat akuzohet se i ka favorizuar me vendime, duke konsumuar veprën penale të korrupsionit. 

Për dosjen e parë ndaj saj u caktua masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ndërsa për dosjen e dytë ‘arrest në burg’, të cilin kërkon ta shuajë nëpërmjet ankimimit për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

GJKKO më 1 prill e ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’, e akuzuar nga SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, të vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës.

Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.

    A.Q/ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • Sondazhi i ditës:

      Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?