‘Lidhjet me pengesa dhe probleme duket se gjejnë zgjidhje’ parashikimi javor sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më me fat (VIDEO)

21 Nëntor 2022, 10:30| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 10:35

  • Share

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 21 nëntor  deri në 27 nëntor) ai tha se gjatë kësaj jave kemi një ndikim shumë të madh në fushën ekonomike-financiare, gjithashtu lidhjet me pengesa dhe probleme duken se gjejnë zgjidhje.

Më datë 24 Nëntor kemi ndikimin e Hënës së re në Shigjetar, çka do të thotë një ndikim shumë të mirë në lidhje me çështjet e reja, fillimet e reja dhe mbylljen e çështjeve të vjetra. Kemi një ndikim shumë të madh në fushën ekonomike-financiare, gjithashtu lidhjet me pengesa dhe probleme duken se gjejnë zgjidhje, zgjidhje me personin që kanë përballë pa ndikimin e personave të tretë, pasi personat e tretë prishin punë, kjo gjithmonë dhe në varësi të problemit që ka ndodhur. Momenti është tani për të stabilizuar dhe rregulluar gjërat që do të vijnë.

Parashikimi i Yjeve për të gjitha shenjat nga data 21-27 nëntor:

Dashi

Dashi ka dy gjëra kryesore që do të thotë: ekonomia dhe stabilizimi i tyre jashtë. Nëse kanë një udhëtim ose duan të bëjnë diçka, është shumë mirë nga e Mërkura, e Enjte, e Premte. Kjo javë ka shumë ndikime pozitive, si pasojë e Hënës së re në aksin Shigjetar – Binjak më datë 24 Nëntor. Duke qenë se Shigjetarët kanë përballë Binjakët edhe ndikimi në shenjën e Dashit është shumë i madh duke dhënë mundësi të mira për vazhdimësinë. Në çështjet shpirtërore problematika të ndryshme që kanë patur me Bricjap dhe me Luan duket se e kanë të zgjidhur, por ndikimet më të mira në njohje që mund të kthehen në serioze janë me Peshore. Gjatë kësaj periudhe duhet patur pak vëmendje, pasi është e vetmja Hënë e re që ndodh për këtë vit në shenjën e Shigjetarit që ju jep shumë mundësira. Duhet mos lënë asnjë sekond të kësaj jave për të stabilizuar gjërat që gjithsecili dëshiron.

Demi

Demi i 10-të ditëshit të tretë ka pasur shumë debate në lidhje me punën, një debat që kërkon të drejtën e vet. Në të shumtat e rasteve, të cilat i kemi përmendur dhe më parë në lidhje me çështjet që kanë ndodhur në rang ligjor, është momenti tani shumë i fortë që duhet të trokasin dhe do të gjejnë zgjidhje. Në këtë periudhë shenja e Demit do të ketë shumë mbarësi, do të gjejë zgjidhje shumë të shpejta për probleme të ndryshme. Do të ketë përfitime madhore në fushën e punës dhe karrierës të tre 10-të ditëshat, por 10-të ditëshi i tretë është më i favorizuar në ndryshime që do të kenë, mundësi që do ju jepen tani e tutje, ndaj tregohuni të vëmendshëm dhe mos lini momentin pas dore. Në lidhje me karrierën ka një mundësi për rritje në detyrë. Sa i takon anës shpirtërore ka ndikime shumë të mira në lidhje me Ujor dhe Luan. Marrëdhënie stabilizuese janë me Shigjetar. Një shtatzani me Virgjëreshë është e mundur të ndodhë. 

Binjakët

Binjakët kanë ndikim shumë të mirë sepse realizojnë një çështje shumë të madhe tani në këtë periudhë. Përsa i përket ndikimit të Hënës së re në Shigjetar, i cili ndodhet përballë me Binjakët si dhe Mërkuri i cili gjithashtu ndikon shumë në Shigjetar, jep një mundësi shumë të mirë në lidhje me punën, karrierën si dhe me vendimmarrjet, sepse është koha pikërisht tani nga java e kaluar deri në 6-7 Dhjetor  ku do të ketë një ndikim shumë të mirë dhe tepër pozitiv në vendime që do të merren. Kjo periudhë është periudha më e mirë e mundshme me shumë shanse ku do të zgjidhen gjëra shumë të mëdha për Binjakët. Kjo në fakt është për të gjitha shenjat, por Binjakët janë pak më të favorizuar, jo vetëm në këtë drejtim por edhe për udhëtime, çështje pune e karriere. Një problem ligjor që kanë patur jashtë duket se e zgjidhin dhe një lajm që do të dalë pikërisht në këtë periudhë në lidhje me çështjet e emigrantëve diçka e tillë mund të ndikojë. Eshtë një moment shumë pozitiv. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Ujor dhe me Akrep duhet patur kujdes, kurse me Peshore është perfekte. Nëse kanë patur një debat ose një problem në çift do të zgjidhet.  

Gaforrja

Shenja e debateve për të drejtën e tyre. Gaforret duket se debatojnë për të mirën e punës, për një diçka që ka ndodhur përpara me punën e tyre, është një moment tani që do t’a zgjidhin, do të ndajnë të mirën nga të keqen, do të ndajnë errësirën nga drita, do të ndajnë shumë gjëra që të arrijnë atje ku ata duan, sepse gjithmonë kërkojnë të drejtën e tyre. Eshtë momenti në fushën e punës që ata të realizojnë gjëra të pa realizuara më parë. Nëse do flasim për një shitje objekti ose do flasim për një punë të re apo për të përfituar diçka në të drejtën tuaj, është momenti pikërisht tani për të zgjidhur gjithçka, është java më e mirë e juaj. Keni një udhëtim, do të merrni një dokument të cilin e prisnit, është momenti juaj për të stabilizuar dhë për të arritur qëllimet tuaja. Në çështjet shpirtërore, në anën familjare bëni pak kujdes. Nëse keni një njohje, një lidhje ose bashkim familjar, apo çdo debat i mëparshëm do të zgjidhet në këtë periudhë. Me Dash dhe Bricjap bëni pak kujdes, mos u nxitoni. Stabilizimi duket i mbarë në fushën ekonomike.

Luani

Për sa i përket Luanëve jo për faj të tyre, por ngjanjëherë digjen për faj të të tretëve. Kanë një ndikim shumë të mirë në këtë periudhë përsa i përket udhëtimeve, disa dokumenteve që duan të bëjnë, shitjen apo blerjen e një objekti, lëvizjen nga një qytet në qytetin tjetër, për të gjitha këto është një moment shumë i mirë. Keni patur disa plane në muajin Shtator që lamë pas, por edhe më të hershme që në 2021, ka ardhur momenti pikërisht në Dhjetor të këtij viti për të përmbushur planet tuaja. Filloni me përgatitjet që këtë javë, tregohuni të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për të parë të gjitha detajet që nevojiten për synimet tuaja. Eshtë një moment shumë i mirë blerjesh apo dhënie provimesh në këtë periudhë për Luanët. Javën e kaluar keni patur një debat i cili duket se ka qenë kalimtar, keni fituar të drejtën tuaj dhe momentet janë shumë të mira për stabilizim. Në anën shpirtërore duhet të keni pak kujdes, pasi jeni pak fajtorë në lidhje me një Dash apo Bricjap, gjithsesi marrëdhëniet rregullohen duke qenë se ju nuk mbani mëri apo inat, gjithçka ia lini momentit.

Virgjëresha

Shenja e sekreteve të mëdha. Virgjëresha nuk pret shumë, por merr shumë dhe për këtë duhet të zgjedhë duke patur fatin ta ketë këtë mundësi. Në fushën ekonomike-financiare, në lidhje me punën keni një mundësi shumë të madhe dhe ju e dini këtë. Në lidhje me të ardhurat nuk ka qenë momenti më i mirë i juaji në këtë drejtim për shkak të shumë harxhimeve që keni bërë, por ka ardhur momenti që të mendoni dhe të mblidhni fitimet tuaja. Ju jepet një mundësi, një burim i dytë të ardhurash, bijini pas, mos e lini pas dore. Eshtë momenti juaj dhe mund t’a realizoni më kollaj këtë javë, pasi është një javë e mbarë. Kjo Hënë e re ju ndihmon shumë juve të shenjës së Virgjëreshës, duket se është një moment shumë pozitiv, çdo gjë do të jetë në anën dhe favorin tuaj, sepse atë çka dini të bëni mirë e realizoni. Takimet që mund të bëni do të jenë ideale në ditën e Mërkurë, e Enjte dhe e Shtunë. Në fushën shpirtërore të palidhurit kanë një ndikim shumë të mirë në lidhje me Binjak, Ujor dhe Bricjap. Në çështjet familjare stabilizimi duket i mbarë.

Peshorja

Peshoret kanë ndikime shumë pozitive në lidhje me një takim pune. Peshorja do të nisë diçka tani, një çështje gjykate në gjyq që kanë patur ka shtyrje, kjo është në favorin e tyre. Eshtë një moment shumë pozitiv, madje ideal në gjërat që do të realizojnë. Peshoret janë shumë korrekt në atë çka do të nisin dhe do të bëjnë. Eshtë një moment ideal që ka të bëjë në lidhje me vendimet që do të marrin dhe koha kur merren këto vendime është shumë e rëndësishme në lidhje me zhvillimet dhe vazhdimësinë tani e tutje. Prisni një lajm këtë javë të cilin do ta merrni nga e Marta ose e Mërkura. Në anën shpirtërore lidhjet që keni patur ose jeni në dilema apo jeni grindur këtë periudhë ka të bëjë me Peshore – Binjak ose Peshore – Shigjetar. Por mos u shqetësoni, duket se gjërat janë pozitive dhe mund të stabilizohen. Ekonomia duket drejt stabilizimit edhe pse nuk është stabilizuar akoma ashtu siç do të dëshironit.

Akrepi

Dhjetë ditëshi i parë i shenjës së Akrepit është në dilemë për blerjen e një pasurie, por e mira është që të presin edhe pak, mos të nxitohen. Nëse nuk jeni të sigurtë dhe jepni një kapar për blerjen e një pasurie, me shumë mundësi do t’a humbisni atë. Nëse mendoni akoma më mirë, nuk do t’a humbisni sepse do të keni kohën e mjaftueshme për të reflektuar dhe për të pasur çdo gjë në rregull qoftë dhe nga ana dokumentacionit. Gjatë kësaj javë duhet të tregoheni të vëmendshëm aty ku do të vendosni firmën tuaj dhe lexoni me kujdes para se të firmosni. Eshtë një moment pozitiv sa i takon punës aktuale apo një udhëtimi që mund të keni. Diçka shumë e gëzueshme në familjen tuaj ka mundësi të ndodhë, mund të jetë një shtatzani apo diçka familjare, një gëzim në lidhje me fëmijën tuaj, etj. Këtë përiudhë keni ndikime shumë favorizuese sa i takon anës familjare. Gjithashtu edhe ndikimet në fushën ekonomike janë pozitive dhe jo problematike. Eshtë një moment shumë i mirë për një bashkim familjar. Kombinimet më të mira janë Akrep - Gaforre.

Shigjetari

Për Shigjetarët ka një ndikim shumë të mirë si pasojë e Hënës së re që hyn në shenjën tuaj, ditën e Enjte, më datë 24 Nëntor. Ndikimet do të jenë në lidhje me punën, më nisma e zhvillime të reja, ndikime pozitive në ekonomi, në udhëtime të shpeshta të cilat lidhen më ekonominë dhe punën tuaj. Eshtë momenti më ideal dhe koha perfekte për stabilizim dhe vendimtare në arritjen e synimeve tuaja. Një çështje ligjore më në fund do të marrë zgjidhje dhe për të cilën do të gëzoheni shumë. Koha ka treguar se jeni me shumë fat dhe çdo gjë mund të shkojë mbarë tek ju. Në çështjet ekonomike-financiare mos u shqetësoni, vetëm vëmendje në dokumentacion. Në çështjet shpirtërore një lidhje që keni pasur ose keni nisma të reja të kësaj natyre, Shigjetar – Virgjëreshë ose Shigjetar – Demi janë pozitive.

Bricjapi

Bricjapët përgjatë gjithë kësaj jave do të kenë mundësira shumë të mira, edhe pse mund të kenë disa debate këtë javë. Këto debate janë në të drejtën e tyre, mund të jenë të irrituar pasi i është bërë një padrejtësi para pak muajve. Duhet të tregohen pak më të matur dhe të mos debatojnë shumë edhe pse mund të kenë të drejtë, fjala që ju është dhënë duhet mbajtur. Një debat sado i vogël mund t’ju kushtojë nesër, prandaj tregohuni pak më të qetë kësaj jave dhe lini gjërat të rrjedhin natyrshëm. Nëse kanë në plan për të bërë një lëvizje në vendin e punës, nga njëra punë në tjetrën, mos e bëjnë pasi ka mundësi që ajo derë që e dinë të hapur të jetë mbyllur. Pra, këtë javë duhet të jeni të kujdesshëm në çdo lëvizje dhe hap që hidhni. Në fushën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Peshore dhe me Dem janë përfekte, kurse me Shigjetar është idealja nëse ju keni një njohje apo një lidhje mund t’a ktheni në serioze.

Ujori

Ujorët kanë gjithë mundësinë për t’i dhënë gjërave dritë më tepër, për të arritur atje ku ata duan sidomos në fushën ekonomike sepse aty e kanë pak problemin. Tani është momenti i tyre, pasi mund të zgjidhin gjërat që duan ata në fushën ekonomike financiare. Është një mundësi e mirë tani në lidhje me një çështje që ka të bëjë me persona më lartë se ato, eprorë apo punëdhënës, kanë një ngritje në detyrë edhe pse nuk po kuptojnë arsyen, pasi mund të ketë dhe një hile në këtë mes duke qenë se Ujorët njihen si “lokomotivë” pune. Ka ardhur koha që Ujorët të ngrenë zërin e tyre në këtë aspekt, pasi ata gjithmonë bëjnë më shumë punë sesa marrin. Vazhdimësia duket e mbarë në fushën e punës dhe karrierës. Në anën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre dhe Akrep janë ideale, kurse me Peshore duhet të bëjnë kujdes. Edhe pse Ujori është mirë me Peshore kërkon më shumë vëmëndje. Një udhëtim i papritur i 10-të ditëshit të tretë është me mundësi të mira.

Peshqit

Peshqit duket se kanë mundësi shumë të mëdha tani, meqënëse kjo javë ndikohet edhe tek ata përsa i përket Hënës së re në Shigjetar. Keni mundësi për të zgjidhur çështje ekonomike financiare më tepër. Nëse do t’ju duhet marrja e një kreditimi është mirë të prisni edhe pak, mbas Hënës se re nga fundi i javës mund të bëni një përllogaritje atëherë do të dilni të fituar në atë çka doni të bëni. Përsa i përket disa çështjeve që lidhen me probleme ekonomike të vjetra të pambyllura është momenti më i mirë për t’i mbyllur, është koha më perfekte. Në çështje të punës, karrierës, marrje vendimesh të rëndësishme është momenti ideal, sepse kanë edhe mundësinë tani për të bërë diçka të re në fushën ekonomike, por jo vetëm, edhe në njohje të reja, një bashkim familjar nëse janë jashtë, një dokument që mund ta marrin, etj.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?