Veç formularit të dekriminalizimit, kandidatët për deputetë apo kryetarë bashkie duhet të plotësojnë edhe një tjetër formular, të vetëdeklarojnë nëse kanë patur apo jo lidhje me ish-sigurimin e shtetit.
Verifikimi i pastërtisë së figurës për kandidatët, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, propozon që të jetë kriter dhe të reflektohet në ndryshimet e kodit zgjedhor për të cilat palët janë ulur tashmë në tryezë.
Lënia në vullnetin e lirë të partive apo kandidatëve, sipas saj nuk ka prodhuar rezultat.
‘Me ndryshimet në kodin zgjedhor, duhet të mundësohet vetëdeklarimi i kandidatëve për lidhjet me sigurimin e shtetit sepse nuk po ndodh.
Ndonjë parti e vogël ka sjellë verifikim, por partitë kryesore jo. Të bëhet për të gjithë për çdo kandidat. Dhe partitë pastaj e dinë vetë cilin kandidat vendosin. Transparenca të garantohet’, thotë Gentiana Sula, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve.
Në tryezën e reformës zgjedhore, Autoriteti i të Dosjeve e ka dorëzuar një propozim konkret që ndër të tjera u ngarkon kandidatëve përgjegjësinë e deklarimit të rremë, ashtu siç ndodh në rastin e dekriminalizimit që humbasin mandatin e fituar në zgjedhje.
‘I jemi drejtuar bashkëkryetarit të reformës zgjedhore, por edhe kuvendit me alternativa. Kemi që nga viti 2018 që as partitë nuk na sjellin kandidatët e tyre për verifikim, por as kandidatët nuk vijnë vetë.
Alternativa e parë është që kur të regjistrohen partitë politike në zgjedhje, 70 ditë para të sjellin kandidatët e tyre potencialë për ti verifikuar.
Alternativa e dytë që 50 ditë para zgjedhjeve kur regjistrohen kandidatët për deputetë mund ti verifikojmë në atë moment.
Dhe alternativa më e mirë dhe më e pranueshme është vetëdeklarimi i kandidatëve që të përfshihet në kodin zgjedhor’, shprehet Skënder Vrioni, anëtar i Bordit të Autoritetit të Dosjeve.
Edhe pse pas miratimit të ndryshimeve ligjore 1 vit më parë që shfuqizoi çertifikatat e pastërtisë të dhëna nga komisionet Mezini dhe Bezhani, Drejtuesja e Autoritetit të dosjeve e cila raportoi para komisionit të ligjeve, tha se në zgjedhjet vendore të 14 majit, verifikim për kandidatët kërkuan vetëm dy parti të vogla.
Këto certifikatat kush i lëshon apo i që i ka lëshu ngahera!?
PërgjigjuMe vetdeklarim te gjithe dalin te ndershem,te varfer,te shkolluar.
Përgjigju