Bota

Liga arabe thirrje Hamasit të çarmatoset: Hiq dorë nga Gaza! 14 shtete pritet t’i bashkohen Francës në njohjen e Palestinës

30 Korrik, 22:16| Përditesimi: 30 Korrik, 22:25

  • Share

Shtetet arabe dhe myslimane, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, për herë të parë kanë lëshuar një thirrje të përbashkët për Hamasin duke i kërkuar të çarmatoset dhe të heqë dorë nga pushteti në Rripin e Gazës.

“Qeverisja, zbatimi i ligjit dhe siguria në të gjithë territorin palestinez duhet të jenë tërësisht nën autoritetin palestinez, me mbështetjen e duhur ndërkombëtare”, thuhet në dokumentin e përbashkët, duke shtuar se “në kontekstin e përfundimit të luftës në Gaza, Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe t’ia dorëzojë armët Autoritetit Palestinez, me angazhim dhe mbështetje ndërkombëtare, në përputhje me objektivin e një shteti palestinez sovran dhe të pavarur”., thuhet në deklaratë.

Liga Arabe me 22 anëtarë, Bashkimi Evropian dhe 17 vende të tjera mbështetën këtë deklaratë të nënshkruar në një konferencë të Kombeve të Bashkuara të organizuar së bashku nga Arabia Saudite dhe Franca për të biseduar për "zgjidhjen paqësore të çështjes së Palestinës dhe zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete".

Në këtë deklaratë dënohet sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit 2023 nga Hamasi ndaj Izraelit dhe propozohet vendosjen e "një misioni të përkohshëm ndërkombëtar stabilizimi" me ftesë të Autoritetit Palestinez dhe "nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara".

Franca, e cila bashkëkryesoi konferencën, e quajti deklaratën "të pashembullt". Të dy ndërmjetësuesit në negociatat e armëpushimit, Katari dhe Egjipti, kanë mbajtur lidhje me Hamasin dhe Izraelin gjatë gjithë luftës.

Në muajin mars, një plan për Gazën i formuluar nga Egjipti përjashtoi Hamasin nga qeverisja e enklavës pasi të mbaronte lufta, tregoi një draft i planit të siguruar nga CNN. Plani u diskutua nga udhëheqësit arabë që u takuan në Kajro në një samit emergjent, me presidentin e Egjiptit që propozoi një komitet palestinez për të qeverisur përkohësisht Gazën - duke marrë përsipër pushtetin nga Hamasi dhe përfundimisht duke ia kaluar pushtetin Autoritetit Palestinez (PA). Por, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kundërshtuar me forcë zgjidhjen me dy shtete.

Pritet që 14 vende t’i bashkohen Francës për njohen e shtetit të pavarur palestinez raporton ‘The Guardian’. Gatishmërinë e kanë shprehur Kanadaja, Zelanda e Re, Australia, Andorra, Finlanda, Luksemburgu, Portugalia dhe San Marino.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?