Liga e Kampionëve, Interi drejt eliminimit nga turneu!

25 Nëntor 2020, 21:48| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 22:59

  • Share

Real Madrid ka shtyrë sot Interin drejt eleminimit nga grupi . Zikaltërve të Conte-s sot u duhej një fitore ndaj madrilenëve, por situata u komplikua që në pjesën e parë, fillimisht me penalltinë që në minutën e 7-të të realizuar nga Hazard dhe më pas me kartonin e kuq të panevojshëm të Vidal.Në pjesën e dytë Reali shënon golin e sigurisë me Rodrigo

Ndërkohë në grupet e tjera Bayerni i Mynihut dominon totalisht grupin A. Gjermanët kanë fituar 3-1 ndaj Salzburg teksa kanë kualifikuar matematikisht kualifikimin nga grupet. 

Në grupin D Atalanta ka kthyer situatën përmbys. Italianët kanë mposhtur Liverpolin 0-2 në Anfield duke ja vështirësuar pozitat anglezëve. Nga ana tjetër Ajax ka fituar sërish ndaj Midtjylland, kësaj radhe 3-1. Në këtë grup vijon të kryesojë Liverpool me 9 pikë

Ora 22:47
Rodrigo gjunjëzon Interin! (VIDEO)

Real Madridi tashmë e ka thelluar epërsinë ndaj Interit në 0-2, në ndeshjen e cila po zhvillohet në “Giuseppe Meazza”

Në minutën e 59’ të ndeshjes, ishte Rodrigo ai i cili realizoi më voley një gol të bukur pas asistimi nga Lucas Vasquez

Ora 21:55
​Karton i kuq në ndeshjen Inter – Real Madrid

Asgjë nuk po i shkon mirë Interit në ballafaqim me Real Madridin në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve

Rezultati momental 0-1 nuk është i vetmi problem për trajnerin Antonio Conte. Kjo për shkak se në minutën e 33-të të ndeshjes, nga loja është përjashtuar mesfushori zikaltër, Arturo Vidal.

Ndëshkimi erdhi pasi ky i fundit protestoi fuqishëm kundër gjyqtarit Taylor i cili nuk akordoi një penallti pas një ndërhyrje brenda zonës së Real Madridit ndaj mesfushorit kilian.

r.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?