BATUMI - Gjeorgjia dhe Ukraina barazuan 1-1 në ndeshjen e Grupit B1 të Ligës së Kombeve, rezultat ky që i buzëqesh Shqipërisë.
Sfida nisi mirë për miqtë që gjetën golin që në minutën e shtatë edhe pse me një autogol të Kvirkvelia. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa në të dytën vendasit ia dolën të barazonin me Mikautadze 14 minuta nga fundi.
"X" në këtë sfidë i ka dhënë nga një pikë të dyja skuadrave. Në ndeshjet e fundit për Grupin B1, Ukraina luan në Tiranë më 19 nëntor kundër Shqipërisë, ndërsa Gjeorgjia në Pragë kundër Çekisë.
Sot në 20:45 në Tiranë kombëtarja shqiptare pret Çekinë dhe me një fitore kuqezinjtë marrin kreun e grupit.
Komento