Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

3 Tetor, 15:16| Përditesimi: 3 Tetor, 15:17

  • Share

Kylian Mbappe do të qëndrojë në Madrid gjatë pushimeve ndërkombëtare, ndërsa Franca do të shpallë skuadrën e saj për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. Trajneri Didier Deschmps e ka marrë vendimin duke u konsultuar me sulmuesin që mori disa minuta për Real Madrid pas dëmtimit.

Franca do të jetë pa kapitenin e saj Kylian Mbappe për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të planifikuara në ditët në vijim, kundër Izraelit dhe Belgjikës. Vendimi është marrë në marrëveshje me lojtarin dhe Real Madridin.

Mbappe humbi derbin kundër Atleticos fundjavën e kaluar dhe u kthye në aksion mbrëmë në Champions League kundër Lille. Sipas të gjitha gjasave, ai nuk duhet të luajë as kundër Villarrealit fundjavën e ardhshme për të mbrojtur veten nga dëmtimi.

Franca luan kundër Izraelit dhe Belgjikës në udhëtim, më 10 dhe 14 tetor.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?