Festimi i golit gjatë ndeshjes Hollandë-Francë

Liga e Kombeve, Franca fiton ndaj Holandës, sot luhet Portugali-Itali

10 Shtator 2018, 09:44| Përditesimi: 10 Shtator 2018, 10:52

  • Share

Franca mposht Holandën 2-1 në “Stade de France” dhe merr kryesimin e grupit të parë të Ligës A në Ligën e Kombeve. Kampionët e botës festuan me tifozët titullin e fituar më 15 korrik në Moskë.

Pas barazimit pa gola ndaj Gjermanisë transalpinët e nisën mjaft mirë ndeshjen me golin e shënuar nga Kylian Mbappe në minutën e 14-të që shërbehet mjaft mirë në zonë nga Matuidi.

Tulipanët e drejtuar nga Koeman arrijnë që të barazojnë me meritë në pjesën e dytë kur Babel mposht portierin Areola në minutën e 67-të dhe vendos barazpeshën. Gjithsesi Franca do e gjente golin e fitores 15 minuta nga fundi.

Olivier Giroud nuk shënoj në Botëror por realizoi golin e fitores ndaj Holandës duke u zhbllokuar dhe i dha tre pikë “gjelave” në Ligën e Kombeve. Franca vijon formën e mirë ndërsa në mbrëmje sot luhet Portugali-Itali.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?