Festa e Gjermanisë

Liga e Kombeve/ Gjermania tri pikë në Bosnjë, Holanda barazon në Budapest! Fitojnë Turqia dhe Ukraina

12 Tetor, 09:35| Përditesimi: 12 Tetor, 09:54

  • Share

Liga e Kombeve ka zhvilluar mbrëmjen e së premtes ndeshjet e treta në Ligat A. B dhe C. Në këto duele bie në sy barazimi i Holandës dhe triumfi i Gjermanisë.

Në Ligën A, Gjermania mori tri pikë në udhëtim me Bosnjën e Hercegovinën duke e mposhtur 1-2. Undav shënoi te Gjermania dopietë në minutat 30-të dhe 36-të, ndërsa Dzeko shkurtoi në pjesën e dytë, por pa mundur t'i jepte pikë të tijve.

Në Budapest, Hungaria dhe Holanda barazuan 1-1. Sallai shënoi për vendasit, ndërsa shtatë minuta nga fundi ishte Dumfries që barazoi.

Në Ligën B tri pikë për Çekinë që mundi 2-0 Shqipërinë, Turqia mposhti 1-0 Malin e Zi si edhe Ukraina që fitoi 1-0 kundër Gjeorgjisë. Në Ligën C Estonia mundi 3-1 Azerbajxhanin, ndërsa Sllovakia dhe Suedia barazuan 2-2.

Rezultatet, Liga e Kombeve - e premte 11 tetor 2024:

Liga A

Bosnjë Hercegovina 1-2 Gjermani

Hungari 1-1 Holandë

Liga B

Çeki 2-0 Shqipëri

Islandë 2-2 Uells

Turqi 1-0 Mali i Zi

Ukrainë 1-0 Gjeorgji

Liga C

Estoni 3-1 Azerbajxhan

Sllovaki 2-2 Suedi

Renditja, Liga A, B, C:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?