Holanda feston golin e parë ndaj Gjermanisë

Liga e Kombeve/ Holanda rikthehet spektakolare, zhyt në krizë Gjermaninë

14 Tetor 2018, 13:25| Përditesimi: 14 Tetor 2018, 13:28

  • Share

Holanda rikthehet të shkëlqejë duke mposhtur 3-0 Gjermaninë në ndeshjet e treta të Ligës së Kombeve dhe zhyt në krizë skuadrën e Joachim Low.

Pas disa rasteve të mira për Gjermaninë ishin tulipanët që kaluan në avantazh me kapitenin Virgil Van Dijk që shënon me kokë në minutën e 30-të. Panzerat u përpoqën të barazonin dhe trajneri Loew futi forca të freskëta në fushë por Holanda shtoji edhe golin e dytë në minutën e 88-të.

Ai që mbylli kundërsulmin e nisur nga Promes ishte Depay që nga fare pranë shtyn topin në rrjetën e Neuer dhe e dërgon rezultatin në 2-0. Ndërsa në kohën shtesë erdhi edhe goli i një tjetër lojtari të Liverpool Wijnaldum që vulosi rezultatin final Holandë-Gjermani 3-0.

Ky duel ishte i vlefshëm për grupin e parë të Ligës A që kryesohet nga Franca ndërsa Holanda mban vendin e dytë. Gjermania po kalon një krizë të vërtetë. Në tre ndeshjet e fundit zyrtare nuk ka shënuar asnjë gol dhe rrezikon rënien në Ligën B pasi është e fundit në grup. Në ndeshjet e mbrëmjes së sotme ajo që spikat është Poloni-Itali.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?