Sonte është dita e parafundit e Ligën së Kombeve dhe në Gelsenkirschen luhet superpërballja Gjermani-Holandë.
Gjermania është e fundit në grupin A1 dhe ka zbritur në Ligën B duke vendosur një rekord tepër negative ndërsa tulipanëve do t'u mjaftonte një barazim për të arritur vendin e parë.
Me një pikë djemtë e Koeman do të ngjiteshin në kuotën e 7 të tillave dhe lënë pas Francën të cilën e mposhtën 2-0 pak ditë më parë.
Spanja pasi u mposht nga Kroacia në Ligën e Kombeve ringre kokë duke fituar në miqësore ndaj Bosnje Hercegovinës 1-0. Golin e vetëm shënoi Brais Mendez.