VIDEO-Tjetër incident te Liga e Kombeve/ Huliganët serbë tentojnë të djegin flamurin Shqiptar në ndeshjen Zvicër - Serbi

16 Nëntor, 11:21| Përditesimi: 16 Nëntor, 11:34

  • Share

Disa tifozë huligan serbë kanë tentuar të djegin flamurin e Shqipërisë në ndeshjen Zvicër-Serbi për Ligën e Kombeve. Gjatë ndeshjes që përfundoi 1-1 një video tregon se disa huliganë serb janë ngjitur në rrethimin e stadiumit në Zvicër dhe kanë tentuar të djegin flamurin kuqezi.

Mirëpo pas disa sekondash kanë ndërhyrë disa tifozë të tjerë, që ka gjasa të jenë serb, dhe kanë tërhequr flamurin duke mos lejuar të digjet.

Ky është një episod i përsëritur nga serbët, ndërsa diegia e flamurit shqiptar është bërë si ritual për ta. Episodi më famëkeq është ai në 2010 në Genoa, ku ndeshja Itali - Serbi u ndërpre për një episod të ngjashëm. Më pas Serbia e humbi ndeshjen në tavolinë 3-0.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?