Izraeli ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Skocisë në Haifa dhe merr kryesimin e grupit të parë në Ligën C. Shqipëria është e paralajmëruar për ndeshjen e së dielës madje Izraeli me këtë trepikësh mori edhe kryesimin e grupit.
Ishin miqëtë që kaluan të parët në avantazh kur Mulgreë shëndërron në gol një penallti në minutën e 25-të dhe me avantazhin e miqve u mbyll pjesa e parë. Por kundërshtari i radhës i Shqipërisë përmbys gjithçka në pjesën e dytë.
Fillimisht ishte Peretz që barazoi shifrat në minutën e 52-të me një gol nga afër zonës. Ndërsa më pas vendimtar rezultoi një autogol. Mbrojtësi Tierney ishte i pafat kur dërgoi në portën e tij një top të krosuar në zonë dhe i dha fitoren Izraelit. Të treja skuadrat e grupit të parë në Ligën C kanë nga tre pikë por Izraeli kryeson dhe Shqipëria për momentin zbret e fundit.Të dielën në Beer Sheva luhet Izrael-Shqipëri.
Ndërkaq Kosova vijon të shkëlqejë në Ligën e Kombeve. Kosova mposhti 3-1 Maltën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe mbetet në kryesimin e grupit të tretë në Ligën D me 7 pikë dy më shumë se Azerbajxhani. Heroi i dardanëve ishte Benjamin Kololli që shënoi dy gola të parin dhe të tretin në minutat 30 dhe 81 ndërsa golin tjetër e shënoi Vedat Murriqi.
Ishullorët arritën të barazonin përkohësisht me Agius. Kosova i ka të gjitha mundësitë ta fitojë grupin e saj dhe të dielën do të përballet në transfertë me Ishujt Faroe.
Ja të shohim këta babálet tanë ç do të bëjnë...
PërgjigjuIzraeli do te fiton bindshem kunder kombtares ja pse Pannuci nuk ka vizion per lojen e Duka nuk ka inyeresim pe kombetRen
Përgjigju