Garet Bale

Sport
Top 24

Liga e Kombeve, ka spektakël, por jo fitues mes Gjermanisë dhe Francës (Rezultatet e mbrëmjes)

6 Shtator 2018, 23:10| Përditesimi: 6 Shtator 2018, 23:13

  • Share

Nuk ka fitues mes Gjermanisë dhe Francës. Ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve që u zhvillua mbrëmjen e sotme përfundoi në barazim 0-0. Rastet ishin të shumta nga të dy ekipet, por askush nuk arriti që të gjente rrugën e rrjetës deri në fund. 

Por përveç dy superfuqive të futbollit botëror në fushë zbritën edhe ekipe të tjera. Në Ligën B, Ukraina fitoi përballë Çekisë me rezultatin 2-1, ndërsa Uellsi shkatërroi Irlandën 4-1. Norvegjia fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Qipros, ndërsa Sllovenia 2-1 përballë Bullgarisë në Ligën C.

Në Ligën D, u zhvilluan ndeshjet në dy grupe, në të parin Gjeorgjia mposhti Kazakistanin 2-0, ndërsa Letonia barazoi 0-0 me Andorrën. Ndërsa në grupin e katërt të kësaj lige, Armenia fitoi 2-1 ndaj Lihtenshtajnit, ndërsa Maqedonia 2-0 ndaj Gjibraltarit.

Shqipëria merr pjesë në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku shorti e vuri në një grup me Skocinë dhe Izraelin. Kuqezinjtë do të debutojnë më 7 Shtator të këtij viti në Shqipëri, përballë Izraelit, ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojnë në Skoci. Në 14 Tetor kuqezinjtë do të udhëtojnë në Izrael, ndërsa më 17 Nëntor do të luajnë ndeshjen e fundit, atë me Skocinë në Shqipëri.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?