TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 0-1 nga Gjeorgjia në "Air Albania", me sfidën që vlente për raundin e dytë të ndeshjeve në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Një supergol nga Kochorashvili në minutën e 71-të vendosi ndeshjen, me kuqezinjtë tanë që nuk goditën asnjëherë portën e mbrojtur nga Mamardashvili.
Pas fitores me Ukrainën tre ditë më parë, Kombëtarja merr një humbje në shtëpi. Kjo është humbja e parë në epokën Sylvinho në "Air Albania". Tanimë ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve kuqezinjtë e luajnë më 11 tetor në Pragë, kundër Çekisë.
Ndeshja/ Dueli nisi që në fillim me shumë kujdes nga lojtarët e dy skuadrave, aq sa për momente të caktuara ndeshja u bë e mërzitshme. 20 minutat e para tanët ishin në kontrollin e situatës, teksa më pas miqtë dolën në lojën e tyre dhe rrezikuan në sulm. Megjithë 2-3 ngacmime, pjesa e parë u mbyll pa gola.
Fraksioni i dytë ishte identik me 45 minutat e para, ndërsa miqtë rrezikuan në dy raste. Pas tyre, duhej perla e Kochorashvili në minutën e 71-të, që Strakosha të shoqëronte topin me sy në rrjetë, duke mos pasur asnjë mundësi reagimi.
As futja në lojë e Uzunit dhe Seferit nuk dha shkëndija, teksa Strakosha me dy pritje vendimtare mbajti tanët në lojë deri në fund, por Kombëtarja nuk prodhoi asnjë gjuajtje në portë as pas katër minutave shtesë.
Me fundin e ndeshjeve të dyta në Grupin B1 të Ligës së Kombeve, kryeson Gjeorgjia me gjashtë pikë të plota, ndjekur nga Shqipëria me tre pikë, aq sa ka edhe Çekia. Në fund Ukraina me zero pikë. Po këtë të martë, Çekia mundi 3-2 Ukrainën.
Notat/ Autori i golit, Kochorashvili ishte padyshim më i miri në fushë me notën 8,1. Ndërkohë për Shqipërinë Ylber Ramadani me 7,7 ishte më i vlerësuari, ndërsa zhgënjeu Manaj me 6,3.
Komentet e rëndësishme nga ndeshja:
90+4' Mbyllet ndeshja, Gjeorgjia fiton 0-1 me Shqipërinë në Tiranë.
90' Katër minuta shtesë.
90' Strakosha bën heroin në dy raste.
81' Myrto Uzuni merr vendin e Bajramit.
75' Davitashvili merr vendin e Kvaratskhelia te miqtë.
72' Jasir Asani dhe Rey Manaj jashtë, Sebastian Spahiu debuton për Kombëtaren, në fushë edhe Seferi.
71' Kochorashvili ndëshkon Shqipërinë me një supergol, në të parën goditje në portë.
67' Gabim nga tanët, Ismajli bën shpëtimtarin.
60' Arbër Hoxha i bën vend Qazim Laçit.
58' Sërish Gjeorgjia me një rast të mirë, topi jashtë.
55' Mitaj gabon dhe i dhuron topin kundërshtarëve, goditja e miqve shumë pranë portës.
46' Nis pjesa e dytë, asnjë zëvendësim për dy skuadrat.
45+1' Mbyllet 0-0 pjesa e parë në "Air Albania".
45' Një minutë shtesë në fundin e pjesës së parë.
44' Miqtë kontrollojnë minutat e fundit, tanët dalin nga presioni.
39' Asani dhe Hoxha 'ngacmojnë' nga krahët, ende asnjë rast serioz për shënim.
21' Kvaratskelia "fal" Shqipërinë, sfera kalon gjithë pasqyrën e portës. Tanët me fat.
3' Mundësi e mirë për tanët, Manaj nuk përfiton nga brenda zone. Gjuajtja ndalet nga mbrojtësit.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.
Statistikat kundër Gjeorgjisë
Në 16 përballje Shqipëria fituar ka vetëm 3 herë, ndërsa 9 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim. Edhe bilanci i golave flet në favor të kundërshtarëve të sotëm. Në portën kuqezi janë realizuar 24 gola, kundrejt 13 të Shqipërisë.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, A. Hoxha, Manaj Trajner: Sylvinho
Gjeorgjia (3-5-2): Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Kakabadze, Koçorashvili, Kiteishvili, Lokoshvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze Trajner: Willy Sagnol
Renditja e Grupit B1:
Notat e ndeshjes:
Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, u shpreh i zhgënjyer për humbjen 0-1, që Shqipëria pësoi në shtëpi ndaj Gjeorgjisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, mbrojtësi shkodran ndër të tjera deklaroi:
“Bëmë një ndeshje të mirë, nuk bëmë ndeshje të keqe. Ishim të lodhur, ata po rrinin shumë mbrapa. Gjeorgjia është skuadër në rritje. Në grupit tonë e kanë vlerësuar si më të fortën. Duhet të bënim më mirë në fushën tonë, më vjen keq së luajtëm mirë. Kishim bërë plan që do të rrinim 2 veta te Kvara, që mos futej në hapësira. Ishte lojtari më i rëndësishëm. Kishim marrë masa speciale. Duhet të gjenim një mënyrë për ta kaluar topin për të bërë golin. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të zgjuar në fushë herët e tjera.
Ukraina ishte skuadër që na presonte, kishim më shumë hapësira. Kjo ishte një ndeshje e shpejtë, na mungoi brilantesa në fushë. Duhet të ishim më të shpejtë. Duhet të jemi më të zgjuar. Janë detaje të vogla që të dënojnë. Ndonjëherë duhet të bëjmë edhe ndonjë faull, të marrim karton për të ndalur aksionet.
Shpirti nuk ka munguar, kemi dhënë maksimumin. E dinim që do të ishte një ndeshje me 1-2 aksione. Po prisnim shansin tonë por nuk ndodhi.
Duhet të kemi besim gjithmonë. Kemi mundësinë, pse mos vazhdojmë përpara.
Me Milanin luajta 5 minuta, nuk kam kontaktuar asnjë nga klubi. E pashë në media që më kishin nxjerrë jashtë listës së Serisë A. Do të gjej një zgjidhje, nuk do të rri te Lacioja të shikoj të tjerët”, u shpreh Hysaj për mikrofonin e “TV Klan”.
Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj foli pas humbjes që Shqipëria pësoi 0-1 nga Gjeorgjia.
“Në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë. Vrapuam më shumë. Kishim 2-3 raste. Por ata i shfrytëzuan më mirë. Loja e parë nuk është justifikim, sepse edhe ata kishin zhvilluar një ndeshje. Hapësirat në krahë i kishim më të shumta. Duhet ta kishim qarkulluar topin më shumë.
Al Itihadi? Fola me menaxherin, pashë ekipet, pashë lojtarët dhe vendosa. Më thanë që do të kisha më shumë minuta, prandaj edhe shkova. Do të luaj më shumë se në Rusi”, tha Mitaj.
Kombëtarja e Shqipërisë humbi 0-1 ndaj Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve. Në këtë 90 minutësh tanët nuk goditën asnjëherë portën, teksa "Sofascore" ka bërë edhe vlerësimet me nota.
Autori i golit, Kochorashvili ishte padyshim më i miri në fushë me notën 8,1. Ndërkohë për Shqipërinë Ylber Ramadani me 7,7 ishte më i vlerësuari, ndërsa zhgënjeu Manaj me 6,3.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali i tij i vogël Zaho, mbrëmjen e sotme, po ndjek ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji në stadiumin ‘Air Albania’.
Por, duket se edhe vëllai i kryeministrit Olsi Rama, ndodhet në stadium për të mbështetur kombëtaren në ndeshjen e sotme me Gjeorgjinë.
Teksa ka qenë duke hyrë në stadium, në një video të siguruar nga Report Tv, shihet që kryeministri Rama përshëndet vëllain e tij Olsi Rama.
Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme po ndjek ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji në stadiumin ‘Air Albania’. Kreu i qeverisë shoqërohet edhe nga bashkëshortja Linda Rama, si dhe nga djali i vogël Zaho.
Krah kreut të qeverisë ndodhet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Armando Broja ka zgjedhur që ditën e tij të shënuar, atë të ditëlindjes së 23-të ta festojë në "Air Albania" duke ndjekur Shqipëri - Gjeorgji. Në prag të ndeshjes ai foli për Supersport, duke thënë se pret një dhuratë nga bashkëlojtarët. Kujtojmë se sulmuesi vuan një dëmtim dhe u zëvendësua nga trajneri.
“Është e vërtetë. Sot kam ditëlindjen. Shpresoj të marr një fitore si dhuratë. Atmosfera në “Air Albania”? Kjo është shtëpia jonë, është shpirti ynë. Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur dhe që të luajnë bukur për tifozët. Kam një dëmtim të vogël, por shpresoj të rekuperohem sa më shpejt dhe të luaj para këtyre tifzoëve. Shkova te hoteli dhe takova disa prej lojtarëve. Takova Mitajn, takova Uzunin, takova Bajramin. Shpresoj të më bëjnë një dhuratë të bukur. Më mungon ky stadium. Kam shumë qejf të luaj me Kombëtaren. Shpresoj të kthehem sa më shpejt. Kush shënon sot? Po them Asllani. Ai ndoshta bën gol”, ka thënë Armando Broja.
Futbollistët e Kombëtares janë futur në stadiumin "Air Albania" për nxehmjen e zakonshme. Me stadiumin që do jetë plot, aty ku janë të shitura të gjitha biletat, futbollistët u pritën me brohorima nga ultrasit. Sot në 20:45 luhet Shqipëri - Gjeorgji për Ligën e Kombeve.
Sylvinho ka vendosur t'i besojë sërish skemës 4-3-3 edhe kundër Gjeorgjisë, teksa nga minuta e parë për herë të parë me Kombëtaren do luajë Arbër Hoxha. Ai ka zënë vendin e Laçit, me Bajramin që spostohet në mesin e fushës.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, A. Hoxha, Manaj Trajner: Sylvinho
Gjeorgjia (3-5-2): Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Kakabadze, Koçorashvili, Kiteishvili, Lokoshvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze Trajner: Willy Sagnol
Me veshje kuqezi, ato tradicionale, këngë dhe instrumente popullore, këto janë disa nga detajet që shoqërojnë tifozët e Kombëtares në prag të ndeshjes kundër Gjeorgjisë.
Mijëra tifozë të Kombëtares kanë nisur marshimin drejt "Air Albania", aty ku këtë mbrëmje luhet Shqipëri - Gjeorgji, e vlefshme për Ligën e Kombeve. "Uragani" kuqezi tanimë ka nisur futjen në stadium, teksa shihen kontrolle të rrepta nga policia. Pritet që asnjë flakadan mos depërtojë në tribuna, kjo për të shamngur incidentet dhe gjobat e mundshme.
Prej orësh Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet ka marrë ngjyrë të kuqe nga "lumi" i tifozëve që sot do jenë mbi 21 mijë, pasi stadiumi është "sold-out". Me valle, këngë dhe veshje patriotike, kuqezinjtë do jenë lojtari i 12-të në mbështetje të djemvë të Sylvinhos.
Kombëtarja shqiptare luan sot kundër Gjeorgjisë në 20:45, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Tanimë në UEFA është dorëzuar edhe lista me 23 emrat që Sylvinho do ketë gati, ku Agim Zeka ka mbetur sërish jashtë. Edhe në ndeshjen e parë kundër Ukrainës, sulmuesi i Partizanit mbeti jashtë.
Prej orës 16:00 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranës, qindra tifozë të Kombëtares janë mbledhur dhe po e presin me padurin orës 20:45 për nisjen e duelit mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.
Stadiumi "Air Albania" nuk ka asnjë vend të lirë, ndërsa festa ka nisur prej më shumë se një orë e gjysmë. Me këngë dhe valle patriotike, bulevardi kryesor i kryeqytetit është veshur kuqezi. Dyert e stadiumit hapen në orën 18:00.
O RAMA O HAJVAN MOS SHKO NE STADIUM,,,SE JE TERS...SA HERE TI SHKON NE STADIUM..KKMBETARJA JONE HUMBET..IK..JE TERS..
PërgjigjuHe mo,/e dominuat/ Gjeorgjine ,i bete 3-4 gola, sic thate qe mund t'i kishit bere me Ukrainen?!
PërgjigjuAlamet skuadre!!!!
PërgjigjuLegenat
PërgjigjuE ke fjalen per politikanet .Rama sa here ters sjell ne stadium