Lojtarët e Kosovës duke festuar një nga golat ndaj Qipros

Liga e Kombeve/ Kosova rikthehet tek fitorja, dardanët mposhtin Qipron 0-4 në transfertë! Skandal në tribuna, tifozët vendas hapin parrullën 'Kosova është Serbi'

9 Shtator, 20:40| Përditesimi: 9 Shtator, 21:03

  • Share

Dardanët janë kthyer nga Qiproja me fitore bindëse në Ligën e Kombeve.

Ndeshja në Larnaka në kuadër të Ligës C, grupi 2, ka përfunduar me rezultatin 4:0.

Në këtë mënyrë Kosova vazhdon fitoret në përballjet e deritanishme ndaj Qipros, pas atyre në vitin 2022,  5:1 dhe 2:0.

Serinë e golave në stadiumin “AEK Arena” e nisi Vedat Muriqi në minutën e 8-të nga penalltia dhe atë të 21-të, pas asistimit të Donat Rrudhanit.

Edhe pjesa e dytë nisi me dominimin e futbollistëve të Franco Foda, me dy gola të shpejtë nga Albion Rrahmani në minutën e 48-të pas asistimit të Milot Rashicës dhe Lumbardh Dellova gjashtë minuta më vonë, pas asistimit tjetër të Rrudhanit.

Emir Sahiti pati rast të mirë për 5:0 në minutën e 79-të, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Ndërkohë gjatë ndeshjes pati dhe një moment të pakëndshëm, pasi tifozët vendas hapën një banderol "Kosova është Serbi". Muriqi e pa këtë banderolë dhe kërkoi nga arbitri që ajo të largohet duke ndërprerë ndeshjen për pak minuta. Menjëherë u morën masat e heqjes së banderolës duke mos krijuar problem të mëtejshme edhe pse nuk do të kalojë lehtë për vendasit nga UEFA.

1725908483_kosovaeshteserbiparrulla.JPG

Banderola 'Kosova është Serbi', në ndeshjen Qipro-Kosovë

Fitorja e sotme është e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës në futboll, në kohën kur ajo ndodhet në krizë pas përjashtimit të tre lojtarëve nga grumbullimi për shkak të shkeljes së rregullave.

Kosova renditet e dyta në tabelë me tri pikë nga dy ndeshje të zhvilluara në grup, ndërsa prin Rumania me tri pikë, por me gol-diferencë më të mirë dhe një ndeshje më pak më të zhvilluar.

Qipro renditet e treta me tri pikë nga dy ndeshje të zhvilluara. Lituania, e cila sonte luan si mysafire ndaj Rumanisë në “Steaua” të Bukureshtit, renditet e fundit në grup pa asnjë pikë./ Kosova Press

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?