Kombëtarja në Pragë

Liga e Kombeve/ Ndeshja me Ukrainën, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Pragë

5 Shtator, 19:42| Përditesimi: 5 Shtator, 19:44

  • Share

Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Pragës në kuadër të ndeshjes ndaj Ukrainës, që luhet të shtunën më 7 shtator, në stadiumin “Epet Arena” në orën 20:45.

Me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Me të mbërritur në Pragë kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel.

Nesër Kombëtarja do të mbyllë edhe përgatitjet për takimin e parë në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 18:00 në stadiumin që do të luhet ndeshja ndaj Ukrainës “Epet Arena”, ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 17:15.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?