Foto ilustruese

Sport

Liga 'Gjergj Kastrioti' në volejboll, përcaktohen finalet për femra dhe meshkuj

27 Shkurt 2023, 16:32| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 16:33

  • Share

Erzeni - Partizani për meshkuj dhe Skënderaj - Skënderbeu për femra do të jenë 2 finalet e mëdha të Ligës "Gjergj Kastrioti 2022-2023" në volejboll. Pas përfundimit të gjysmëfinaleve të dyta, janë njohur finalistët të cilët do të përballen midis tyre në datën 1 mars në Kosovë.

Turneu i Ligës "Gjergj Kastrioti" zhvillohet për të dytin vit radhazi, organizim i cili vjen falë bashkëpunimit të ngushtë midis Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).

Në ndeshjet e kthimit për meshkuj, Erzeni humbi 2-3 me sete me Ferizaj por falë fitores në ndeshjen e parë ia doli të sigurojë finalen. Nga ana tjetër, Partizani mundi pastër 3-1 Pejën.

Në kategorinë e vajzave, Skënderaj mposhti FER Volley teksa Skënderbeu mundi 3-0 Partizanin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?