Fidel Ylli

Liga kërkon përgjigjje për bojkotin, Fidel Ylli: Nesër do iu lajmëroj

27 Tetor 2020, 20:00| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 20:05

  • Share

Liga Profesioniste, e cila ka bojkotuar futbollin që prej 5 gushtit, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së ditës së hënë me anëtarët i ka dërguar një letër negociatorit të qeverisë Fidel Ylli, duke e vlerësuar për kontributin që ka dhënë  gjatë kësaj periudhë.

Ndër të tjera Liga Profesioniste i ka kërkuar Fidel Yllit një përgjigjje mbi kërkesat, ndërsa kanë lënë afat deri të enjten. Liga saktëson se ‘përgjigjjen e pret nga qeveria, por do të ishte e kënaqur edhe nëse vjen nga përfaqësuesi Fidel Yll’.

I kontaktuar nga Report Tv Fidel Ylli është shprehur se nesër do të kthejë përgjigjje për këtë letër, ku do të japë edhe konkluzionin e tij mbi bojkotin, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe e një përgjigjje në lidhje me kërkesat.

Deri më tani ndërmjet Ligës dhe qeverisë është rënë dakord për tre kërkesa, ndërsa e pazgjidhur ka mbetur ligji i sponsorizimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?