Liga Profesioniste zgjedh përfaqësuesit për të biseduar me qeverinë: S'ka futboll pa zgjiedhur 4 kërkesat

12 Shtator 2020, 14:19| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 15:50

  • Share

Kampionati shqiptar i futbollit nuk do të nisë pa plotësimin e katër kushteve financiare të Ligës Profesioniste. Ky ka qenë vendimi që është marrë sot nga mbledhja e jashtëzakonshme e Ligës, e cila ndërkohë ka pranuar të diskutojë me qeverinë për këto kërkesa.

Ka zgjatur rreth dy orë mbledhja e Ligës Profesioniste ditën e sotme e cila mori disa vendimi pasi qeveria pranoi të negocionte për kërkesat e tyre. Përfaqësuesit e futbollit në këto negociata do të jenë presidenti i Tiranës, i Partizanit dhe i Apolonisë. Ndërkohë me përfaqësuesin e qverisë Fidel Ylli do të kontaktojë direkt pas kësaj mbledhje sekretari i Ligës Profesioniste, Dritan Kadiu, i cili do të vendosë edhe datat e bisedimeve.

Kampionati shqiptar i futbollit duhet të niste këtë të shtunë, me datë 12 shtator, por për shkak të katër kërkesave, mbi të gjitha për ligjin mbi sponsorizimet, Liga Profesioniste e bojkotoi. Pas mbledhjes së sotme Liga përsëriti se në rast se nuk dëgjohen nga qeveria atëherë protesta do përshkallzohet, por pa specifikuar se si.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?