Festa e vajzave bardheblu

Liga Unike/ Tirana fiton derbin me Partizanin te vajzat, shkëlqejnë Palko dhe Qosja

6 Shkurt, 21:38
  • Share

Liga Unike në basketboll për vajza zhvilloi në kryeqytet këtë të martë derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Dueli i luajtur në Pallatin e Sportit "Farie Hoti" foli për vajzat bardheblu, që fituan 88-82. Për javën e tretë të Ligës, në parket ndeshja ishte e luftuar.

Perioda e parë u mbyll 23-19, ndërsa në të dytën vajzat e kuqe fituan 16-21. Çereku i tretë u mbyll 22-11 për Tiranën, që thelluan diferëncën, para se perioda e katërt të mbyllej 27-31, për rezultatin final 88-82.

Te vendaset u dalluan Aida Palko me 25 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime dhe Enisa Qosja me 25 pikë e pesë kërcime, teksa te mikeshat më e mira ishte Ornela Lalaj me 23 pikë, 12 kërcime e katër asistime. Tirana ka dy fitore dhe një humbje, kurse Partizani tri humbje në tri ndeshje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?