Blendi Klosi

Ligj i ri për pyjet, Klosi: Do i kalojnë si pronë bashkive, t'i trajtojnë si aset kombëtar dhe sipërfaqe prodhuese

22 Janar 2021, 09:52| Përditesimi: 22 Janar 2021, 09:57

  • Share

Në Shqipëri do të ketë një ligj të ri që do ta rikonceptojë mënyrën se si administrohen pyjet në vend. Për të diskutuar në lidhje me projektligjin e ri ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një bisedë me grupin e interesit të përbërë nga përfaqësues të Shoqatës së Përdoruesve të Pyjeve, Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ekspertë të fushës, të interesuar mbi zhvillimet e fundit në sektorin e pyjeve

Në fjalën e tij Klosi u shpreh se në këto 30 vite pyjet janë trajtuar thjesht si hapësira të domosdoshme për të furnizuar popullatën me dru ndërkohë që duhen parë si sipërfaqe të rëndësishme prodhuese dhe ekonomike.

"Ligji i ri vjen si një kërkesë e tre dekadave në të cilat pyjet nuk janë parë asnjë herë si pasuri e madhe. Është një proces që do të ndodhë në dekadat që do të vijnë, një ligj që i shërben gjeneratave. Kërkohet që të kemi një mirëqeverisje të pasurisë tonë pyjore, ndarje të qartë të kompetencave, mirëadministrim nga pikëpamja shkencore, bashkitë te jenë me kompetenca të plota dhe ta ndiejnë pyllin si pronë.

Pylli të mos jetë thjesht një sipërfaqe e bukur por një sipërfaqe prodhuese. Sot fatkeqësisht sot shikohet vetëm si një akses për të prodhuar drutë për ngrohjen e popullatës. Ligji i ri kërkon nga bashkitë që ta shikojnë shumë më shumë se kaq.

Pyjet si një aset e rëndësishëm kombëtar do të duhet të jenë shumë më tepër në raport me investimet e vendeve të ndryshme, në projektet e përbashkëta jo vetëm rajonale por edhe evropiane. Në të gjitha mënyrat është një aset evropian", tha ndër të tjera Klosi.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • pylltari: 28/01/2021 18:24

    Per stafine kam fjalen

    Përgjigju
  • pylltari: 28/01/2021 18:23

    juqe klasifikoni komentet skeni te drejte te censuroni nje koment profesional nderkohe qe hapni dritare per banalitete

    Përgjigju
  • Iris: 23/01/2021 02:52

    Tani e ndrite o B.Klosi.Po ua le bashkive,pyjet morren fund,se vetem Erion Veliaj kujdeset per pyjet.Ke degjuar ndonje bashkiak tjeter te kujdeset per pyjet? Bashkite kane per t'i trajtuar si zonat bregdetare,qe i shkaterruan,ose si qytetet qe i betonizuan cdo km/2.Dhe pasi t'i shkaterrojne do t'iu qepen e do t'i kthejne ne sip.prodhuese sic do ti,apo e thene ndryshe do t'i bejne pjellore si fushat,sic thoshte xhaxhi Enver dikur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?