Ligj për Gjuhën Shqipe, akademiku Kraja: Prej kujt do ta mbrojmë?! Institucionet e kulturës, Shqipëri -Kosovë, nën ndikime politike! (VIDEO)

3 Shkurt 2020, 14:18| Përditesimi: 3 Shkurt 2020, 14:35

  • Share

Këshilli Ndërakademik i Gjuhës Shqipe riaktivizuar nga dy Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe ajo e Shkencave edhe e Arteve të  Kosovës do të riorganozojë punën brenda tre muajve. Kryetari i Akademisë në Kosovë, Mehmet Kraja, për “ReporTV” shpjegon objektivat kryesore edhe se si do të funksionojë këshilli. Sipas Krajës, ndonëse gjuha standarde shqipe dhe Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe nuk kanë nevojë për ndërhyrje të reja, problem kryesor mbetet ruajtja e kulturës gjuhësore . Teksa akademiku flet për situatën ku gjendet sot gjuha shqipe shpjegon edhe disa ndryshime, midis Shqipërisë dhe Kosovës, që ekzistojnë për ta sanksionuar me ligj ruajtjen e gjuhës shqipe.

“Protokolli i bashkëpunimit përfshin në program konferenca dhe takime, ku natyrisht që shkencat albanologjike janë të pranishme. Me këtë marrëveshje riaktivizohet Këshilli  Ndërakademik i Gjuhës Shqipe.  Nëse e lidh me Këshillin Ndërakademik, punët e Drejtshkrimit, të normës dhe të standardit gjuha shqipe i ka të përfunduara. Problemet kryesore janë ruajtja edhe ngritja e kulturës gjuhësore. Sa u përket dy hapësirave, të Kosovës dhe Shqipërisë ka ndryshime për mundësitë që janë për ta sanksionuar këtë ruajtje, për ta bërë ligjore”, shprehet akademiku, sepse Kosova ka në fuqi një Kushtetutë, që përcakton pavarësinë e saj të kushtëzuar.

“Në Kushtetutë është përfshirë dhe çështja e gjuhës,  e minoriteteve. Kosova derisa të këtë Kushtetutë nuk bën dot ligj për gjuhën. Mund ta bëjë, por del me shumë probleme. Gjuha serbokroate  dhe pse flitet nga një numër i vogël minoritar në Kosovë, është e detyrueshme që të zbarohet në të gjithë territorin. Kjo është absurde, sepse dhe në ambientet ku nuk ka minoritarë duhet ta zbatojnë këtë. Pra, është një problem, që nuk tejkalohet pa ndryshimin e Kushtetutës”.

Ndërsa, akademiku mendon se këtë ligj Shqipëria mund ta bëjë, por nëse do të jetë frytdhënës ose jo në një moment kur nuk po zbatohen ligje të tjera më të rëndësishme, për këtë ka dyshime.

“Shqipëria mund ta bëjë një ligj nëse konsideron të nevojshëm, por unë nuk e di se prej kujt do ta mbrojë me ligj, pasi problemi kryesor është se ligji nënkupton funksionimin e shtetit ligjor. Ne nuk respektojmë ligjet që janë shumë më vitale, jo më të respektojmë punën e gjuhës. Kam dyshime nëse ky ligj do të jetë funksional, por do të jenë këshilltarët ata që do të vendosin. Këshilli Ndërakademik me anëtar, 7 nga Shqipëria, 7 nga Kosova edhe 1 nga Maqedonia e Veriut nëse janë dakord që të bëhet një ligj, që të hartohet në krejt hapësirën shqiptare unë jam dakord, se ata janë profesionist”, thotë akademiku.

Akademiku teksa shpreh shqetësimin, se në Kosovë mendohet që Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të shkrihet, si institucion, shton se: Institucionet e kulturës në Shqipëri dhe Kosovë, që të funksionojnë normalisht duhet që të jenë të pavarura.

“Kultura gjithandej nuk ka ndonjë status të përshtatshëm për mendimin tim. Flitet që në qeverinë e re në Kosovë s’do të ketë fare Ministri të kulturës. Me apo pa Ministri Kulture edhe tek ne, edhe tek ju ka një problem, sepse ne nuk i kemi forcuar edhe nuk i kemi ngritur institucionet. Të gjitha institucionet e kulturës ende janë nën ndikime politike, përveçse duhet të forcohen, duhet të jenë dhe të pavarura, ndryshe nuk do të funksionojnë”, shprehet Mehmet Kraja, kreu i ASHAK.  

Qëndrimi i Akademisë së Shkencave edhe Arteve të Kosovës ka qenë kundër përzgjedhjes, së Peter Handke, si fitues i çmimit “Nobel” në Letërsi, megjithatë akademiku Mehmet Kraja, shpreh mbështetjen e tij për ripropozimin e emrit të shkrimtarit Ismail Kadare, nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, për çmimin “Nobel”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?