Foto ilustruese

Kronikë

'Ligjet'/ Fino kritika Ministrisë së Brendshme: Jeni mbrapa me investimet, unifikoni pagat

7 Nëntor 2018, 10:46| Përditesimi: 7 Nëntor 2018, 10:55

  • Share

Seanca e parë e Komisionit të Ligjeve për kërkesat financiare të 2019-s, është shoqëruar me debate midis përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme dhe relatorit Bashkim Fino.

Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj u shpreh në Komision se Ministria e Brendshme nuk ka kërkesa specifike dhe se buxheti garanton funksionim normal. Ndërsa Fino akuzoi Ministrinë e Brendshme se është mbrapa me investimet e 2018-s.

Fino tha më tutje se në rast se Ministria e Brendshme nuk ka marrë përsipër të planifikojë pagat e gardës, duhet ta ndërmarrë menjëherë, dhe se për të pasur një standard, sipas tij duhet bërë në mënyrë të menjëhershme një unifikim pagash. Sekretari i Përgjithshëm i MB-së, Dritan Palnikaj iu kundërpërgjigj relatorit duke thënë se Ministria e Brendshme i ka realizuar 100% fondet për investime, veçse ende nuk janë kryer transkasionet në thesar.

“Do t’i likujdojme brenda 20 dhjetorit”, deklaroi Palnikaj, duke shtuar se për pagat e gardës “MB ka një projekt për t’i unifikuar shërbimet me policinë dhe SHCBA-në”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?