Vakanca në ushtri, ‘Ligjet’ ok draftit për rekrutimin! Mediu pro: Ndihmon në këtë situatë! Bardhi akuza: Kriteri për karrierë në FA, korrupsioni

8 Prill, 12:05| Përditesimi: 8 Prill, 13:35

  • Share

Në kohën kur në ushtrinë shqiptare ka zhvillime të rëndësishme në investime por edhe ristrukturimi në kuadër të sfidave të reja të NATO-s në Komisionin e Ligjeve në Kuvend kaloi këtë të hënë, edhe me pëlqimin e ish ministrit të Mbrojtjes nga opozita Fatmir Mediu, kaluan ndryshimet në ligjin për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura.

Megjithatë kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzat i kishte të rënda për drejtues të Forcave të Armatosura.

“I vetmi kriter për karrierë ne Forcat e Armatosura, ka qene vetëm firmosja e ndonjë prone për oligarkët. E kemi parë ca ka ndodhur, gradat dhe pozicionet i  kanë marr ata qe kanë firmosur prona i keni bere gjeneralë e ndonjë  prej tyre e keni çuar edhe në  presidencë. Pra, ky  ligj vetëm për këtë behet. Ne  nuk mund  të rrimë pa shprehur shqetësimin, kur shikojmë se në zonat e forcave të armatosura mbillen sipërfaqe të  tëra me lëndë narkotike”- tha Bardhi.

Përgjigjen nga socialistët Bardhit ia ktheu deputeti Qefalia.

'Për të ardhur keq vendimi për të mos votuar një ligj të tillë. Jemi në një situatë ku shumë vende po ndryshojnë kuadrin ligjor. Për çështjet e sigurisë kombëtare ky komision do të duhet të ishte bashkë. Mos paragjykojmë çdo gjë që vjen nga mazhoranca. Pse duhet ta politizoni. Ky është një ligj i rëndësishëm për sigurinë kombëtare.'- tha Qefalia.

Votën e tij pro ligji nga opozita, kreu i Partisë Republikane e argumentoi me nevojën për ndryshime që ligji plotëson. 

“Jam dakord se është një ligj teknik. Dhe e ndihmon Ushtrinë në situatën ku ndodhemi. Rritja e moshës nuk i plak Forcat e Armatosura. Unë kam vetëm një kërkesë në drejtim të Ministrisë dhe Forcave të Armatosura: Sa më pak subjektivitet të ketë në promovim jashtë radhe. Lë hapësira për abuzim. Unë nuk shikoj asgjë politike në këtë projektligj, e votoj se shikoj në mbështetje të Forcave të Armatosura. ‘- tha Mediu.

Ndryshimet në ligjin e propozuar nga Qeveria pritet të ndihmojnë në lehtësimin e problematikës së evidentuar të rekrutimit e cila ka sjellë vakanca të rëndësishme në forcave tona të armatosura.

Zgjatet me 3 vite kufiri maksimal i pranimit për ushtarët e rinj, nga 27 në 30 vjeç dhe rritet gjithashtu edhe periudha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv për një pjesë të personelit nënoficer dhe oficer.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 08/04/2024 17:40

    Ishalla qe lufta nuk vjen ne shqiperi Por po erdhi dua qe dhe bardhi apo koshdo politikan apo nga keta pasuniket e sotem ti kem afer ne llogore te luftes Te shohim sa do e duan atdhen ne luft sepse ne paqe na rruajten duke vjedh

    Përgjigju
  • Linda: 08/04/2024 13:23

    Gazmend Bardhit i pelqen kariera politika me shume se sa te qenit politikan ne sherbim te popullit e te vendit.Sharjet dhe shpifjet e tij per ceshtjet ushtarake tregojn dhe nje here injorancen e thelle te tij politike!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?