Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të premte listën me 15 kandidatë për pozicionin e Avokatit të Popullit, të cilët plotësojnë kriteret kushtetuese. Sipas procedurës, Komisionit i kalon raportin për kandidatët të grupeve parlamentare dhe të gjithë deputetëve.
Në listën e 15 kandidatëve të cilët u vlerësuan se plotësojnë kriteret janë emrat të rinj dhe të vjetër.
Kështu, Ahmet Prençi, Bledar Dervishaj, Drita Avduli dhe Ilir Rusmaili janë rikandidime. Rusmali sot mbulon pozicionin e anëtarit të Komisionit të Sanksioneve dhe Ankimimeve në KQZ, ndërsa së fundmi ka marrë akuza të forta nga ish -Kryeministri Berisha.
Në listën e kandidatëve është dhe Lefterie Luzi, ish Kryetare e KQZ, apo Sokol Hazizaj jursit, Tartar Bazaj apo Roberd Gajda, Endri Papajorgji dhe Edison Frangu.
Ndërsa një emër që mund të ishte i pranishëm për të gjitha palët është ai i Vitore Tushës, ka mbajtur pozicionin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
Çdo kandidat për të kaluar në votim në kuvend duhet të marri të paktën 28 firma deputetësh.
Kandidat është edhe Tartar Bazaj, ish zv. Kryetar i KLP, një prej emrave në listë rikandidojnë nga procesi i përzgjedhjes i hapur një vit më parë.
Avokati i Popullit miratohet në Kuvend me 84 vota, ndërsa tashmë është bërë traditë kushtetuese që emri i Avokatit të Popullit t’i takojë opozitës. Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar Socialistë në votimin e dështuar dhjetorin e shkuar, kujtoi se vërtetë mazhoranca ja ka besuar opozitës emrin e Avokatit të Popullit, por kandidatura nuk duhet të ketë anësi politike.
Kandidatët për Avokat të Popullit:
- 1. Ahmet Prençi
- 2. Alket Jaupi
- 3. Besim Ndregjoni
- 4. Bledar Dervishaj
- 5. Dardan Mustafaj
- 6. Drita Avdyli
- 7. Edison Frangu
- 8. Endri Papajorgji
- 9. Erald Aga
- 10. Ilirjan Rusmali
- 11. Lefterije Lleshi (Luzi)
- 12. Robert Gajda
- 13. Sokol Hazizaj
- 14. Tartar Bazaj
- 15. Vitore Tusha