'Antishpifja'/ Meta: Qeveria e Kuvendi njëpartiak të tërhiqen nga modeli i neveritshëm Lukashenko! (Ripërsërit ftesën për gazetarët për të hapur media)

13 Shtator 2020, 11:33| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 13:57

  • Share

TIRANË- Ashtu siç kishte premtuar, me ardhjen e muajit shtator, presidenti Ilir Meta i është rikthyer sulmeve ndaj qeverisë. Paketa Anti- Shpifje është vendosur kësaj here në vëmendjen e kreut të shtetit, i cili e cilëson si një përpjekje flagrante të qeverisë për të kapur mediat, duke i bërë thirrje që të tërhiqet nga ai që quan " modeli i neveritshëm Lukashenko" (diktatori në Bjellorusi).

"I bëj thirrje të fortë Qeverisë dhe Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga modeli i neveritshëm lukashenko për censurën në media dhe të mos vijojë në errësirë me planet për të vënë në fuqi një ligj që bie ndesh qartazi me Kushtetutën dhe Opinionin e Komisionit të Venecias", shkruan kreu i shtetit.

Meta thotë se është në krah të gazetarëve, teksa ka ripërsëritur thirrjen e tij për t'u bashkuar dhe për të hapur një "media transparente".

"Garantoj se do të jem përherë në krah të gazetarëve të pavarur e kurajozë për të mos lejuar kurrë instalimin e modelit të neveritshëm Lukashenko në Shqipëri.Duke shprehur solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet, përsëris edhe një herë thirrjen, ftesën dhe angazhimin tim të sinqertë për të themeluar së bashku një media transparente, ku çdo shqiptar të jetë aksioner, për përmbysjen njëherë e mirë të regjimit të neveritshëm që synohet të instalohet në media", shkruan Meta.

Paketa Anti- Shpifje u hodh poshtë nga Komisioni i Venecias, sipas së cilëve ky ligj kishte paqartësi, ku nuk ishte dakord me kompetencat që i jepej Autoritetit Audioviziv të Medias dhe Komisionit të Ankesave, si dhe me gjobat e parashikuara. Nisur nga kjo, mazhoranca deklaroi se do të reflektonte të gjitha vlerësimet e 'Venecias' për të bërë pa humbur kohë miratimin në Kuvend.

Deklarata e plotë e presidentit Ilir Meta
Solidarizohem me shqetësimin e organizatave të gazetarëve për riaktivizimin e përpjekjeve për të miratuar sërish një ligj për censurën e medias, në mungesë transparence dhe pa marrë parasysh opinionin e Komisionit të Venecias, që konfirmoi qëndrimin e drejtë që kam shprehur me dekrete për mos pranimin e paketës antikushtetuese "anti-shpifje" të qeverisë. Sipas përfaqësuesve të organizatave të gazetarëve: "Autoritete të larta të shumicës në qeveri kanë urdhëruar që ky ligj duhet bërë shpejt. Kjo duket qartë që është kopje e së njëjtës përpjekje flagrante e qeverisë për të goditur mediat. Dyshimet janë shumë të forta që ligji ka vetëm një qëllim brenda vetes: të godasë, intimidojë dhe të mbyllë gojën e mediave kritike".

Risjell në vëmendje se këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:
Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;
Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;
Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;
Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut;
Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)

I bëj thirrje të fortë Qeverisë dhe Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga MODELI I NEVERITSHËM LUKASHENKO për censurën në media dhe të mos vijojë në errësirë me planet për të vënë në fuqi një ligj që bie ndesh qartazi me Kushtetutën dhe Opinionin e Komisionit të Venecias. Si Presidenti i Republikës kam folur qartë kundër këtyre iniciativave edhe me Dekretin Nr.11413, datë 11 janar 2020, që nuk duhet të vazhdojë të mbahet i fshehur në sirtarët e Kuvendit, por duhet pranuar menjëherë. Liria dhe pavarësia e medias është një nga kushtet kryesore të Bashkimit Europian dhe pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.

Duke risjellë në vëmendje përkeqësimin në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias të bërë publik në raportin vjetor të "Reporterëve pa Kufij"; Qëndrimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, konkluzionet e "Freedom House", Raportin e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, si edhe shqetësimet e bëra publike nga organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve për hapat pas që vendi ynë ka shënuar sa i përket lirisë së medias, garantoj se do të jem përherë në krah të gazetarëve të pavarur e kurajozë për të mos lejuar kurrë instalimin e MODELIT TË NEVERITSHËM LUKASHENKO në Shqipëri. Duke shprehur solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet, përsëris edhe një herë thirrjen, ftesën dhe angazhimin tim të sinqertë për të themeluar së bashku një media transparente, ku çdo shqiptar të jetë aksioner, për përmbysjen njëherë e mirë të regjimit të neveritshëm që synohet të instalohet në media.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DAJ CENI: 13/09/2020 21:28

    Shpifja dhe denimi i saj qenka shkelje e lirise te shprehjes pupupupupu. Ju intereson vetem hijenave qe mbijetojne me shpifje.

    Përgjigju
  • Noku: 13/09/2020 17:19

    Ti as te dervish teqeje nuk ben o kriminel dhe hajdut i ndyre dhe jo te besh presidentin ...o cope injoranti dhe delenxhiu

    Përgjigju
  • redi: 13/09/2020 17:12

    Zoti president ;A duget lwjuar shpifja dhe poshtwrimi ne emer te lirise se fjakes se lire ?.

    Përgjigju
  • Brisk: 13/09/2020 15:55

    A ke se te duhet

    Përgjigju
  • Cesk: 13/09/2020 15:02

    Po

    Përgjigju
  • A...Zh: 13/09/2020 13:03

    Qeveria e Kuvendi jane njepartiak, po ky berlloku sa partiak eshte?!

    Përgjigju
  • Drejtesi.: 13/09/2020 12:26

    O psikopat mbaje nervat.Njeqind here njepartiak,sesa haiduta dhe kriminela qe te vrasin naten dhe te qeshin diten.

    Përgjigju
  • Niku: 13/09/2020 12:12

    Keshtu eshte kur ke president letyre,hajdut dhe mashtrues....

    Përgjigju
    • Rei: 13/09/2020 18:51

      O shpetimtar i demokracise,leri furcat por beje deklarimin e pasurise dhe mos u tall me popullin.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?