Lefter Gështenja

Ligji i ri për Gardën, deputeti i opozitës: Po ndryshohet sipas kërkesave të kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm

1 Mars, 12:11| Përditesimi: 1 Mars, 12:14

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës pritet të emërohet përmes një procesi konkurrimi, i cili do të kalojë në faza në bazë të meritokracisë. Projektliligji po shqyrtohet në Komisionin e Sigurisë.

Deputeti demokrat Lefter Gështenja në një reagim në rrjetet sociale thotë se ndryshimet e reja në ligj po kryhen pasi kandidati për Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës nuk plotëson kriteret sipas ligjit aktual dhe mazhoranca si gjithmonë zgjedh rrugën më të shkurtër, ndryshon ligjin sipas kërkesave të kandidatit.

‘Pra nuk është ligji që dikton emrin por është emri që dikton ligjin, dhe kjo është skandaloze!’- shkruan me tej Gështenja.

‘Skandaloze dhe e turpshme kjo që ndodh sot me Parlamentin Shqiptar! Duket qartë se Parlamenti është kthyer në një "Fasoneri" e qeverisë ku porositen dhe qepen ligje si kostume për klientët të saj. Komisioni i Sigurise do të shqyrtojë ndryshimet në projektligjin "Për Gardën në Republikën e Shqipërisë", ku qëllimi kryesor i ndryshimit është ndryshimi i kritereve për emërimin e kreut të Gardës. Propozimi i socialistëve synon heqjen e kriterit “Drejtues i parë” ose “Drejtues i lartë”.

Kandidati për Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës nuk plotëson kriteret sipas ligjit aktual dhe mazhoranca si gjithmonë zgjedh rrugën më të shkurtër, ndryshon ligjin sipas kërkesave të kandidatit. Pra nuk është ligji që dikton emrin por është emri që dikton ligjin, dhe kjo është skandaloze! Referuar sa më sipër lindin pyetjet:

1. Përse duhet të ndryshojmë ligjin për të emëruar nje titullar institucuioni?

2. Përse qenka kaq i rëndësishëm ky pozicion përsa kohe merr angazhimin e mazhorancës dhe parlamentit për të ndryshuar ligjin dhe jo për të gjetur kandidatin që plotëson kriteret sipas ligjit aktual?

3. Mos vallë pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së republikës do të shërbej si mjet shantazhimi për personalitetet që garda mbron, përfshirë dhe organet e drejtësisë?

4. Si ka mundësi që një ditë përpara dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës vijnë propozimet për këto ndryshime ligjore?

Ligje të tilla, propozohen nga rrobaqepës të Partisë dhe kalohen me urgjencë, miratohen me forcën e kartonit në një Parlament, ku opozitës i janë hequr mekanizmat kushtetues të kontrollit dhe mbikqyrjes parlamentare. Një gjë është e sigurtë, deri sa të miratohet ky projektligj Garda e Republikës së Shqipërisë nuk do të ketë Drejtor të Përgjithshëm! Është emergjente rikthimi i kuvendit në shinat e kushtetueshmërisë!’- shkruan Gështenja.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?