Ligji i ri/ Personat që do mbikëqyren dhe gjurmohen nga polica pa lejen e prokurorisë, pse është trembur Presidenti Meta

25 Nëntor 2020, 15:53| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 17:00

  • Share

Disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit kanë shënuar përplasjen e radhës mes mazhorancës dhe Presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit i konsideron ndryshimet si të rrezikshme dhe që i hapin rrugë survejimit të kundërshtarëve politikë, sidomos para zgjedhjeve, ndërsa shumica thotë se ndryshimet do të shënojnë një tjetër hap në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Po ku konsistojnë ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, si ndryshojnë kompetencat e policisë dhe çfarë do të ndodhë nëse Kuvendi do t’i miratojë sërish ndryshimet?!

Ndryshimi më i debatueshëm ka të bëjë me nenin 131 të ligjit për Policinë e Shtetit. Neni 131 në fuqi parashikon që kur disponohen të dhënat që një person ka kryer apo po planifikon të kryejë një krim, policia, me leje të prokurorisë, kryen përgjim të fshehtë ambiental të bisedave në vende publike ose në mjete transporti, përgjon bisedat telefonike si dhe bën fotografime të fshehta, regjistrim audio ose video etj.

Ligji i miratuar ndryshon nenin 131, duke parashikuar të drejtën e policisë për të kryer veprimtari informative-gjurmuese, pa lejen e prokurorisë, por jo përgjimin e telefonatave apo në ambiente private. Konkretisht policia, mund të mbikëqyrë lëvizjet dhe bisedat mes personave të dyshimtë në vende publike si dhe të gjurmojë ata përmes teknikave të veçanta për lokalizimin e vendndodhjes së tyre, pa lejen e prokurorisë.

Rregullat dhe proceduat e detajuara të mbikëqyrjes dhe gjurmimit nga policia pa lejen e prokurorisë, do të përcaktohen në një udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm, kryeprokurorit dhe kreut të SPAK. Varianti i parë i Ministrisë së Brendshme parashikonte që policia edhe mund të kryente përgjim ambiental dhe përgjime të telefonatave pa lejen e prokurorisë, por ky variant u tërhoq pas kritikave të Prokurorisë dhe deputetëve.

Po cilët personat do të gjurmohen pa lejen e prokurorisë dhe në çfarë vendesh? Objekt survejimi dhe gjurmimi të lëvizjeve do të jenë të gjithë personat që po planifikojnë kryerjen e një krimit, atë që kanë kryer një krim dhe nuk janë zbuluar ende si dhe autorët e krimeve, të cilët kërkohen për t’u arrestuar. Mbikëqyrja lejohet vetëm në vende publike.

Ndryshimi i miratuar
Neni 131
Masa të veçanta

1. Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese, me qëllim parandalimin e veprave penale, zbulimin e veprave penale, identifikimin apo lokalizimin e autorëve të tyre, Policia e Shtetit merr, grumbullon, përpunon dhe dokumenton informacion dhe të dhëna nëpërmjet:

a) mbikëqyrjes së veçantë zanore të komunikimeve joelektronike të personave të dyshuar në ambiente publike apo të hapura për publikun me autorizim të prokurorit;

b) mbikëqyrjes së veçantë vizuale të personave të dyshuar në vende publike apo të hapura për publikun;

c) gjurmimit ose mbikëqyrjes së veçantë të personave të dyshuar nëpërmjet përdorimit të mjeteve, pajisjeve apo teknikave të veçanta për identifikimin ose lokalizimin e vendndodhjes

së tyre.

2. Kushtet, rregullat, procedurat dhe afatet që zbatohen për përdorimin e masave të veçanta të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

3. Ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mund të kontrollojnë në çdo kohë zbatimin e rregullave dhe procedurave të parashikuara në udhëzimin e përbashkët të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni.

Neni 131 në fuqi aktualisht
Neni 131
Masa të veçanta

1. Kur në bazë të të dhënave që disponohen dyshohet se një person ka kryer një vepër penale ose po planifikon apo po organizon që të kryejë një krim dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet ose të parandalohet në rrugë e mënyra të tjera, në përputhje me legjislacionin në fuqi, punonjësi i policisë me gradën “Kryekomisar” ose më lart, sipas juridiksionit lëndor, kërkon autorizimin nga prokurori për të marrë masat e mëposhtme:

a) përgjimin e fshehtë ambiental dhe procedural të bisedave të personave në vende publike ose në mjete transporti;

b) përgjimin e fshehtë të bisedave telefonike ose telekomunikimeve të personave, në përputhje me legjislacionin përkatës;

c) përdorimin e pajisjeve teknike për fotografim, regjistrim audio ose video, në përputhje me legjisla-cionin përkatës.

2. Përdorimi i masave të veçanta, sipas pikës 1, të këtij neni, lejohet për aq kohë sa ekzistojnë arsyet ose rrethanat që kanë bërë të nevojshëm autorizimin e tyre për përdorim veçmas ose të kombinuar dhe zgjat sipas afateve të vendosura në legjislacionin përkatës.

3. Kur referimi i veprës penale, për të cilën janë përdorur masat e veçanta, nuk bëhet brenda gjashtë muajve pas përfundimit të përdorimit të masave të veçanta, të parashikuara në këtë nen, i gjithë informacioni i mbledhur si rezultat i përdorimit të këtyre masave asgjësohet, sipas rregullave të përcaktuara nga Drejtori i Policisë së Shtetit.

4. Kur në vende të veçanta kryhen në mënyrë të përsëritur përgjime ambientale procedurale, me autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, strukturat e policisë ndërtojnë impiante stacionare të përgjimit ambiental.

5. Rregullat teknike për realizimin e vendimit të përgjimit ambiental procedural dhe parandalues, si dhe për ndërtimin dhe shfrytëzimin e impianteve stacionare të përgjimit ambiental përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Neni 131, versioni i tërhequr nga Ministria e Brendshme
Neni 131
Masa të veçanta

1. Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta:

a) Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik;

b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes;

c) Përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, që rregullohet me ligj të veçantë;

ç) Mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 25/11/2020 18:04

    Kur flasim per kompetencen qe merr organi i policise duhet te kuptojme qe jo çdo polic merr te drejten e pergjimit.ka proçedura per dheni te drejte per pergjim.kjo behet pas shqyrtimit te te dhenave dhe me leje te personit kompetent ne rradhet e eproreve te policise.ana tjeter e problemit.kemi pare,nga pervoja,qe pd ka bere pergjime si parti dhe per kete mender presidenti nuk eshte shqetesuar.pse shqetesohet se kete kompetence e merr edhe qeveria?pra ,konkretisht policia me mision zbulimin,ndjekjen dhe kapjen e krimineleve,terroristeve qe vrasin si me arme zjarri dhe me arme biologjike.nje prej tyre eshte psh monika kryemadhi,gruaja e te menderuarit president.ka gje te keqe ketu?

    Përgjigju
  • Rika: 25/11/2020 16:40

    Presidenti eshte per burg por kjo se ben ligjin te mire.i bje qe cdo polic mund te na shantazhoje per ca ti doj qefi me justifikimin e dyshimit.E paskeni shit lekuren lire o shqiptarja

    Përgjigju
    • Miri: 25/11/2020 21:24

      Rika Lexo me lart Kasemin po nuk e kuptove prap nuk te ndihmoj dot

  • Bes Kallaku: 25/11/2020 16:34

    Te kam thene o Flori qe EDI do te na gjurmoje neve kur bejme orgji me Monen e Compani!

    Përgjigju
  • Beni Beni: 25/11/2020 16:13

    Edhe ju keni qene kunder ketij ligji, cne qe keni nderrua mendje tani. Hajt se edhe juve do ju ndjeke lleshi nga pas te ju beje presion pastaj se ju ka kapur me dashnoren apo dashnorin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?