Ligji i Sigurisë në Hong Kong/Rritet tensioni mes Pekinit dhe Londrës! Kongresi amerikan voton për sanksione ndaj Kinës

3 Korrik 2020, 13:43| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 13:47

  • Share

Janë rritur tensionet midis Londrës dhe Pekinit pasi Kryeministri britanik Johnson ka premtuar ‘një korsi të lirë dhe të shpejtë’ për të marrë pasaportat britanike, gjithë qytetarët që duan të largohen nga Hong Kongu, teksa ish kolonia e Madhërisë së saj është tronditur nga një lëvizje proteste që qeveria qendrore dëshiron ta shtyp me atë që njihet si Ligji i Ri i Sigurisë.

Ligji i ri ndëshkon deri me burgim të përjetshëm, krimet e separatizmit, terrorizmit dhe aktiviteteve të promovuara nga fuqitë e huaja dhe u zbatua për here të pare në demonstratat e dy ditëve më pare, të cilat përfunduan me arrestimin e të paktën 400 demonstruesve.

Përveç tensionit të ngritur midis Kinës dhe Britanisë së Madhe, pasoja te tjera pritet të ketë në ditët në vijim pasi nuk mund të arrestohen apo të jetë e mundur të ndalohen shtatë milion banorët e Hong Kongut të udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe. Në të kundërt ish kolonia do të shndërrohej në një burg të madh nën qiell të hapur.

Lëvizjes së Londrës Pekini iu përgjigj ashpër, duke njoftuar masa pasuese dhe duke i bërë thirrje Britanisë të ndalojë ndërhyrjen në punët e Hong Kongut.

Dje gjithashtu Kongresi Amerikan ka dhënë ‘Dritën jeshile’për vendosjen e sanksioneve kundër Kinës për të ashtuquajturin Ligji i Sigurisë’. Masa e miratuar që duhet të kalojë në Senat përpara se të mbërrijë në tryezën e Presidentit Donald Trump për t’u nënshkruar. Miratimi unanimisht nënvizon shqetësimet e Uashingtonit për përfundimin e autonomisë së Hong Kongut, një qendër e rëndësishme financiare. Ekspertët ligjorë ndërkombëtare thonë se ligji i Kinës në Hong Kong, do të ndryshojë rrënjësisht sistemin juridik të këtij territori. Ky legjislacion gjithashtu do ti japë Pekinit fuqi të gjëra që kurrë nuk i ka poseduar më parë në Hong Kong.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?