Ligji, llogari bankare falas për pensionistët! Credins Bank: Çdo procedurë do jetë me tarifë zero

3 Prill, 19:52| Përditesimi: 4 Prill, 07:09

  • Share

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi ligji ‘Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike’ që i jep mundësi pensionistëve të hapin llogari bankare falas. Për këtë kemi një speciale të realizuar në Credins Bank. Në një intervistë për Report TV Marieta Karapanço Drejtore, Departamenti i Produkteve dhe Institucioneve Credins Bank, sqaron procedurat që duhet të ndiqen për hapjen e llogarisë, dhe përfitimet që do të kenë përfituesit.

INTERVISTA E PLOTË

Cilat janë procedurat që duhet të ndjek një pensionist për të çelur një llogari bankare?

Marieta Karapanço: Procedura për çeljen e një llogarie bankare është shumë e thjeshtë, mjafton që pensionisti të vij me një mjet identifikimi pranë një dege banke, dhe të shpreh qëllimin për hapjen e llogarisë që është kalimi i pensionit nga ISSH. Banka Credins ka një historik shumë pozitiv në bashkëpunimin me ISSH, marrëveshje që daton nga viti 2017, për kalimin e pensioneve, dhe është një procedurë që ndiqet nga të dyja institucionet. Për pensionistin është shumë e thjeshtë paraqitet një dege e banke, dhe nuk është e nevojshme pranë degëve të ISSH, pastaj vetë bankave vijon procedurën që mbyllet më pas nga ISSH, dhe bëhet kalimi automatik i pensionit në çdo datë 20 të muajit pasardhës. Banka Credins bashkë me ISSH, ka vendosur komunikimin online për këtë proces. Kur prezantohet një kërkesë pranë sportelit të bankës, ajo çohet direkt dhe ndiqet procedura dhe mbyllet në një kohë shumë të shkurtër. Aktualisht ne ju shërbejmë mbi 20 mijë pensionistëve, që marrin pensionin dhe përfitojnë kushte lehtësuese pranë bankës Credins. Llogaria e tyre është me zero komision, natyrisht dhe komisioni i mirëmbajtjes është zero. Marrë shkas nga Ligji për Llogarinë e Pagesave me shërbime Bazike, kjo kategori do të përfitojë një gamë edhe më të gjerë produktesh me tarifa zero, jo vetëm marrjen e pensionit.

Cilat do te jene disa nga fasilitetet qe do te përfitojnë pensionistet nga Credins bank?

Marieta Karapanço: Pensionistët kanë një facilitet shumë të madh, që me çeljen e llogarisë, nuk paguajnë komisionin, tarifa është zero dhe po ashtu është zero. Menjëherë pas hapjes së llogarisë pensionisti përfiton edhe kartën e debitit, e cila lëshohet me komision zero, dhe i shërben pensionistit për të tërhequr pensionin pranë të gjitha ATM Crendis në të gjithë vendin. Gjithashtu ne sugjerojmë që pensionisti të përfitojë edhe shërbime të tjera që ne i ofrojmë në bankën tonë, si pagesat utilitare si shpenzimet e ujit, dritave, telefonisë fikse apo celulare. Duke qenë se Banka Credins ka një protokoll marrëveshjesh me kompanitë utilitare, një shërbim që mund t’ju ofrohet pensionistëve në këto kushte është debitimi direkt që ai lidh një marrëveshje me bankën ku thotë se është dakord për bërjen e pagesave nga llogaria e tij për shpenzimet mujore që ka. Këto bëhen pa kosto, në mënyrë automatike, është një shërbim që nuk do ti çojë të mbajnë radha pranë kompanive.

Do të ketë një kohëzgjatje te caktuar për këtë proces?

Marieta Karapanço: Llogaria e shërbimeve bazike është prezentë nga sot në gamën e shërbimeve që ofrohen në Bankën Credins, dhe do të ofrohet pa afat.

Nga ligji Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike përveç pensionistëve, përfitojnë edhe grupe të tjera klientësh, dhe janë pikërisht ata që përfitojnë nga politikat sociale të qeverisë.

Përveç pensionistëve, nga ky ligj kush përfiton tjetër, pra që do të kenë mundësi të hapin llogaritë bankare falas?

Marieta Karapanço: Përveç hapjes së një llogarie Bankare, një tjetër objektiv i këtij ligji është edhe rritja e përfshirjes financiare të popullsisë, duke krijuar lehtësira për kategori konsumatorësh. Por po ashtu shtimi i numrit të llogarive bankare, dhe përdorimi i kartave si mjet pagese, vlerësohet edhe si mundësi për të ulur përdorimin e parave cash.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?