Deputetja Ina Zhupa dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për ligjin e ri të Akademisë së Shkencave me pretendimin se është anti-kushtetues.
Ky ligj, që i jep mundësinë e mandatit të dytë Skënder Gjinushit sipas Zhupës, është një njollë e zezë për Akademinë e Shkencës.
'Ligji garanton vetëm futjen e hundës së politikës në Akademinë e shkencave dhe asgjë tjetër për Akademinë e Shkencave. Ky ligj në fakt u bë për të dhunuar akademizmin, për të dhunuar Akademinë e Shkencave', shprehet deputetja.
Në mesin e 37 firmëtarëve, Zhupa tha se nga grupi Basha ka firmosur vetëm Oriela Nebijaj ndërsa ka refuzuar të firmosë kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka.
Une i njoh mire veprimtarite shkencore te Akademise se Shkencave qysh ne vitin 1972 dhe ju them me bindej se askush nuk e ka menaxhuar krijimtarine shkencore me mire se Prof. Skender Gjinushi.
Përgjigju