Ligji për Amnistinë Penale, Meta: U tërhoq se u zhbënë pazaret!  ‘Zonat e Mbrojtura', ligj për llogari të oligarkëve

24 Shkurt, 14:43| Përditesimi: 24 Shkurt, 22:03

  • Share

Partia e Lirisë nuk është e gatshme për të dhënë 3 votat e saj pro amnistinë penale, duke sinkronizuar qëndrimin e saj me pjesën tjetër të opozitës. Duke e komentuar për herë të parë shtyrjen e votimit në parlament, për shkak se PS nuk i siguroi 84 votat e nevojshme, Meta foli për zhbërje pazaresh për amnistinë.

“Tërheqja nga rendi i ditës i projektligjit për amnistinë penale ishte dëshmi sesi kuvendi është marrë peng nga Rama, ku ligjet hiqen sipas axhendave të pazareve që bëhen apo zhbëhen.”- tha Meta.

Teksa e quajti Kuvendin të zhytur në paligjshmëri, Meta tha se ligji i zonave të mbrojtura I kaluar me vetëm votat e PS, është ligj për llogari të oligarkëve.

‘Kuvendi kaos dhe paligjshmëri, që miraton ligje për llogari të oligarkëve. I tillë ishte miratimi I ligjit të kontestuar për masakrimin e zonave të mbrojtura që rrezikojnë të kthehen në komplekse pallatesh e biznese që kanë qëllim pastrimin e parave.’- u shpreh Meta.

Projektligji për amnistinë penale nuk mundi të kalonte të enjten në parlament, pasi e gjithë opozita kushtëzoi votën e saj, përballë PS që i duheshin të paktën 6 vota nga opozita. PD e Lulzim Bashës kërkoi faljen e të gjithë protestuesve ndërsa Rithemelimi e kushtëzon votimin me  plotësimin e kërkesave të tyre për bashkëkryetarin e reformës zgjedhore dhe komisionet.

Ora 21:57
Meta akuza qeverisë: Po përdor fondet e skemës së pensioneve për të shlyer borxhet e koncesioneve

1708779267_ilirmeta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi qeverinë se paratë e grumbulluara nga skema e pensioneve, po i përdor për të shlyer borxhet për koncesionet e rrugëve, si ajo e rrugës Korçë-Ersekë që u shemb pjesërisht duke bllokuar qarkullimin.

Meta tha se paratë nuk po përdoren për mbështetjen e pensionistëve me ilaçet që u nevojiten por përdoren për të mbuluar shpenzimet e borxheve të koncesioneve.

“76 milionë Euro që janë grumbulluar nga skema e pensioneve do të përdoren për të larë borxhet e qeverisë, e cila dihet që vjedh me inceneratorë fantazëm që nuk ekzistojnë, me rrugët e florinjta që shemben si ajo që ka bllokuar dhe qarkullimin midis Korçës dhe Ersekës, me PPP-të e pafundme shumica e të cilave janë nën hetim dhe me tendera sekretë.

Në vend që këto para, të cilat janë grumbulluar nga skema e pensioneve, të përdoreshin për rritjen e pensioneve dhe për të mbështetur pensionistët për mbulimin e shpenzimeve të tyre më jetike për ushqimet dhe për ilaçet, ato do të shkojnë përsëri tek PPP-të.

Vetëm një Qeveri e papërgjegjshme ndaj kategorive më të vuajtura dhe vulnerabël të shoqërisë, mund të përdorë fondet e pensioneve për të shlyer borxhet e PPP-ve”- shkruan Meta në facebook.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 24/02/2024 22:40

    Ky te dali para pasqyres e ti numeroj vetes sa miliarda ka vjedhur pastaj te merret me te tjeret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?