Deputetja e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Mesila Doda i është drejtuar me një shkresë Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta ku kërkon hetim të situatës së krijuar në procedurat e shqyrtimit të ndryshimeve në ligjin për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë.
Sipas saj kjo çështje nuk mund të trajtohet vetëm nga Komisioni i Sigurisë, por edhe ai i ligjeve.
Por Doda kërkon këtë hetim, pasi nënkryetari i Komisionit të Sigurisë dhe përfaqësuesi i opozitës, Flamur Noka ka deklaruar publikisht se e kanë kthyer nismën, pasi mendonin që duhet të jetë Komisioni i Ligjeve që duhet ta shqyrtojë dhe jo Komisioni i Sigurisë, jo për antikushtetueshmëri.
Sipas tij, një hetim i tillë do ndihmonte nismëtarët dhe gjithë opinionin publik të kuptonim më qartë nëse gënjen publikisht Flamur Noka, apo ka falsifikuar opinionin e opozitës kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho.
Me 18 dhjetor të vitit të shkuar Mesila Doda dhe nënkryetari i Kuvendit iu drejtuan Kuvendit me një propozim pë ndryshime në ligjin për dekoratat.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)