Mjekët e rinj 5 vite punë në Shqipëri, Vokshi: Ligj diskriminues! Do e ankimojmë në 'Kushtetuese'

14 Tetor 2023, 13:42| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 14:03

  • Share

Deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi ka dhënë sot një deklaratë për ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri. Deputetja e opozitës thotë se qeveria e fryu koston vjetore të Mjekësia, si një mënyrë për të bindur studentët që të lënë peng diplomën për 5 vite punë në atdhe. Vokshi thotë se Bordi i Universitetit sipas saj, nuk ra pre e presioneve dhe e vlerësoi koston vjetore shumë më pak.

Vokshi tha se ligji është antikushtetues dhe do e ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese.

‘Si e bëri këtë, duke përdorur Universitetin e mjekësisë për kosto shumë herë më të larta, se ato realet, duke u munduar që siç bën gjithnjë të vinte studentët përballë qytetarëve.

 Një ligj antikushtetues, diskriminues, jo efektiv, i padrejtë u miratua më nxitim, në mes të natës, duke refuzuar të dëgjonin zërin e studentëve.

Një ligj, me anë të të cilit Edi Rama synon të mbulojë dështimin e premtimit të bujshëm të shëndetësisë falas, dështimin e politikave në shëndetësi, dështimin e koncesioneve që kanë shkatërruar çdo shtyllë të shëndetësisë.

Një ligj që dëmton universitetin publik e që orienton studentët drejt privatit.

Do kërkojmë në dëgjesë ministren e Arsimit dhe Shëndetësisë për implementimin e ligjit. PD do e ankimojë ligjin edhe në Gjykatën Kushtetuese.’- tha Vokshi

Kujtojmë se në seancën e fundit plenare, Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë. Sipas ligjit, studentët aplikantë në Mjekësi që futen këtë vit në sistem, janë të detyruar të firmosin një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 5 vjeçare pas diplomimit. Ndërsa ata që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, kanë mundësi të firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri. Në të kundërt do të paguajnë tarifë të plotë studimi.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 14/10/2023 15:32

    Ke shume te drejte,eshte ligj diskriminues.kufizon kohen e punes ne sherbim te popullit te ryre.Duhet te behet dhjete ose 15 vjet Pune ne Shqiperi,ne sherbim te popullit qe i arsimoi,i beri mjeke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?