Ligji për hapjen e dosjeve, Balla i hapur për bashkëpunim me Alibeajn: Propozimi i opozitës bën sens! Duhet t’i japim zgjidhje

31 Mars 2023, 10:43| Përditesimi: 31 Mars 2023, 11:07

  • Share

 

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është i hapur për bashkëpunim me Enkelejd Alibejn për ligjin e hapjes së dosjeve.

“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar.

Përdoret një ligj i ri i posaçëm ku ndërhyhet përmes Autoritetit të Dosjeve që merr vendimin përfundimtar që të mos jesh i zgjedhur apo të emërohesh në pozicione shtetërore. Të bëjmë bashkë propozimin tonë dhe të opozitës. Propozimi ynë është i hapur për t’u diskutuar bashkë me atë të PD. E rëndësishme është që pas 32 vitesh duhet t;i japim zgjidhje. Sot po them që jemi të hapur të diskutojmë me opozitën,e  rëndësishme është rezultati përfundimtar. Mekanizmi ynë që kur dedektohesh humb kur je zgjedhur dhe pozicionin që ke marrë. Sot është moment i rëndësishëm kur ka konsensus. Sot mund të them me zërin më të lartë të mundshëm se jemi në prag të përmbylljes.

Njoh si pakicë në Kuvendin e Shqipërisë grupin parlamentar të PD. Grupi më i madh rezulton ky grup. Mos harroni, ka një rregull në politikë, nuk e zgjedh dot kundërshtarin”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

PS dhe PD në një tavolinë për dekomunistizimin! Balla: Spiunët e ish Sigurimit të Shtetit s’mund të jenë në politikë! Alibeaj: Lustracioni t'i japë fund hanxharit të shantazhit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?