Ligji për llogaritë falas, 70 mijë qytetarë marrin pensionin në bankë, llogari falas edhe për studentët e refugjatët

5 Prill, 14:55| Përditesimi: 5 Prill, 15:52

  • Share

TIRANE- Jo vetëm pensionistët dhe shtresat në nevojë mund të hapin një llogari bankare falas, dhe të mos paguajnë asnjë kosto për mirëmbajtjen e saj. Përfitues të ligjit për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike, janë edhe studentët apo refugjatët.

“Përfshihen pensionistët masa më e madhe e kësaj shtrese të popullsisë, shtresat më ndihmë sociale, studentët, të rinjtë në përgjithësi por edhe të gjithë të huajt që kanë marrë statusin e refugjatit, që të përfitojnë.”, sqaron Deniz Deralla.

Hapja e një llogarie nuk është me detyrim për qytetarët thotë Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë Deniz Deralla, por bankat janë të detyruara të hapin llogaritë nëse aplikuesit plotësojnë rregullat e caktuara në ligj.

“Objekt i këtij ligji janë bankat. Ky ligj detyron bankat të hapin një llogari bankare pa kosto, për ato kategori që nuk e kanë një llogari. Ligji është përafrim me legjislacionit të BE. Është pjesë përbërëse e Bankës së Shqipërisë në lidhje me edukimin financiar. Ne detyrojmë bankat të hapin llogari me kosto zero dhe mirëmbajtja zero, për ato kategori që nuk e kanë llogari deri më sot”, tha drejtori i departamentit të mbikëqyrjes në BSH.

Deralla liston disa nga shërbimet që marrin qytetarët përmes llogarisë me tarifa zero.

“Këto llogari do shërbejnë për pagesa utilitare, do tërhiqen para, të mbushet llogaria apo të bëjnë transferta. Këto veprime do të realizohen pa pasur kosto. I vetmi rast kur do të ketë kosto është kur përdoren kartat në banka e të ndryshme, ose për transfertat me jashtë. Por kostoja do të jetë shumë më e ulët se kostot normale”, pohon Deralla.

Aktualisht janë afro 70 mijë persona e marrin pensionin apo ndihmën ekonomike në bankë.

“Numri i pensionistëve apo i atyre që marrin ndihmë sociale është rreth 730 mijë , nga kjo masë vetëm 70 mijë e marrin pensionin ose ndihmën në bankës, ndërsa 660 miëj konsumator nuk e kanë këtë mundësi.  Ky ligj i ndihmon ata që ta marrin ndihmën ose pensionin përmes bankës, nuk i detyron, ju jep këtë mundësi. Ky ligj i garanton ata që nuk do të kenë kosto pranë bankës. Edhe këta pensionistë që e marrin pensionin në bankë do të mund të mbyllin këto llogari normale që ka kosto, dhe të hapin baziken që të mos kenë kostot që kanë”, shprehet Deralla.

Në zonat rurale kur degët e bankave mungojnë ose janë në numër të vogël, Deralla thotë se mund të luaj rol të madh posta, e cila mund të shpërndaj karta kombëtare.

“Si pjesë e këtij procesi posta mund të luaj një rol të rëndësishëm, pasi edhe vetë posta mund të lëshojë karta kombëtare në bashkëpunim me sektorin financiar, duke bërë të mundur që edhe në ato zona ku nuk ka degë të bankës, dhe që pensionistët të përdorin pikat e postës për të tërhequr fondet me kartë, ose bankomatët që mund të vendosen”, pohon Deralla.

Për Bankën e Shqipërisë, ky ligj do japë rezultat në edukimin financiar të popullatës.

“Kur u vendos që pagat të merren në bankë patëm të njëjtin reagim, kishte dyshime nëse shqiptarët do të ishin aq të edukuar financiarisht sa do të shkonin në bankë për të marrë pagën. Sot të gjitha pagat merren në banka, dinë të përdorin kartat, të përdorin llogarinë. Ndoshta ky moment i parë është i vështirë por ky është ligj afatgjatë , dhe ju mundëson t'a bëjnë. Edhe nëse në momentin e parë do duket sikur ligji s'do jetë funksional, apo këto shtresa nuk do të vijnë pranë bankës, në të ardhmen kjo do të ndodh dhe do të jetë në përfitim të tyre”, thotë Deralla.

Ligji për llogarinë e pagesave me shërbime bazike hyri në fuqi në 3 prill, dhe vjen edhe si një masë për të ulur përdorimin e parave cash, pasi synohet që brenda vitit të bëhet i mundur kalimi plotësisht i pensioneve në bankë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?