"Ligjin organik për Presidentin" nuk është pritur mirë nga kreu i shtetit Ilir Meta duke i përcjellë një mesazh të qartë mazhorancës se asnjë i sëmurë mendor dhe i marrosu nuk e kërcënon apo frikëson dot atë të përmbush misionin historik të mbrojtjes së Kushtetutës.
"Se çfarë bën mazhoranca, kjo është një zgjedhje e saj. Presidenti di vetëm të respektojë kushtetutën dhe do ti përshtatet çdo situate në mbrojtje të Kushtetutës. Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk do ti shkojë mendja që presidenti i këtij vendit mund të frikësohet që të përmbushë misionin e tij historik, që të jetë presidenti i 25 prillit. Mirë apo keq ju e keni presidentin, por edhe sikur mos ta kishit, jam i sigurt që gratë të Shqipërisë do ua kalonin grave të Bjellorusisë. Unë shpresoj që të gjithë ta kuptojnë që këto zgjedhje janë të domosdoshme", tha Meta
Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet duke thënë se askush nuk e kërcënon atë dhe se nëse duan ta bëjnë do të shpërndajë parlamentin dhe pastaj le ta gjejnë vetë se ku do të futen..
"Nuk ka ligj kushtetues të dalë nga një parlament antikushtetues që pengon të drejtën e presidentit për të mbrojtur kushtetutën. Unë jam presidenti i popullit të 2 marsit as i opozitës as i LSI-së. Këtë punë e zgjidhim më 25 prill, nëse duan i shpërndajë para 25 prillit dhe të mos dinë ku të futen. Le ta provojnë, unë këtu jamë. Kush i pengoi të më shkarkonin mua? le ta provojnë nëse duan do shkarkohen nga unë apo jo. Presidneti respekton Kushtetutën dhe jo grushtin e shtetit", tha Meta
Ligji për presidentin Pritet të trajtohet në Komisionin e ligjeve , ku duket se disa nga kompetencat e kreut të shtetit do të ripërcaktohen pas problematikave që kanë ndodhur së fundmi mes mazhorancës dhe Presidentit.
Lajmi kryesor: