Luciano Boçi, deputeti demokrat dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla

Kronikë
Politikë

Ligji për rininë, Boçi: Rama dhe Lindita, po kërkojnë të tallen “de jure” me rininë shqiptare

8 Nëntor 2018, 21:23| Përditesimi: 8 Nëntor 2018, 22:51

  • Share

“Një tallje me ligj”, e konsideroi Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi nismën e qeverisë për ligjin për rininë, i cili u votua këtë të enjte në komisionet parlamentare. Duke reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij, social facebook, Boçi thotë se  ky ligj është një tjetër fyerje dhe tallje cinike që sipas tij, Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla po i bëjnë rinisë shqiptare.

Për Boçin qëllimi i këtij ligji nuk është të mbështesë të rinjtë, por t’i mashtrojë ata, pasi sipas tij shumica e të rinjve shqiptarë sot duan të largohen nga vendi.

Postimi i plotë i Luciano Boçit:

TË TALLESH ME LIGJ

Fushata ka filluar dhe Ministria na paska nxjerrë nga mënga një Ligj, që do udhëtojë 1094 km për të bërë “mrekullinë” e rradhës.

Pasi ka vite që tallet “de facto” me Rininë, Rama dhe Lindita, tani po kërkojnë të tallen dhe “de jure”.

Dmth, sade fare, me Ligj.

Çfarë cinizmi me rininë?!

A thua kjo i paska penguar?!

Një Ligj-indulgjencë ky, apo si ofertë fast food-i “një sufllaqe një kola falas”, që kërkon të ushqejë të rinjtë me lugën e zbrazët të propagandës të një qeverisje makute e t’i nxjerrë nga pas gjuhën.

Qëllimi i vetëm i të cilit është thjesht mashtrimi i ca votave.

Zhgarravinat që Rama e Lindita i shkruajnë si falle filxhanësh, nuk verbojnë e trullosin më askënd.

Kilometrat e ligjit nuk janë asgjë para mijërave kilometrave që bën çdo ditë rinia shqiptare, me avionë, tragete, me trena, makina, në këmbë e çfarë t’i dalë përpara, për tu larguar nga sytë këmbët nga ky vend, pa e kthyer kokën pas, pikërisht, për shkak të hartuesve të këtij ligji.

80% e të rinjve, sipas sondazheve më prestigjoze ndërkombëtare, të cilët Rama dhe Lindita po u bëjnë “dhuratë” ligjin-dekoratë, duan “t’i bëjnë naftën këtij vendi” dhe mos ia shohin bojën as Kryeminstrit e as ministres.

Sepse Rinia sot është e papunë e pashpresë dhe pa të ardhme.

Sepse Rinisë sot është e dëshpëruar dhe e revoltuar, jo se nuk ka ligj për të, por sepse të gjithë detyrimet ligjore që ekzistojnë nuk zbatohen në asnjë gërmë.

Luçiano Boçi, Deputet i Partisë Demokratike

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?