Ligji për sinjalizuesit do ndryshojë edhe bizneset me 50 të punësuar do të kenë 'spiunë'

1 Dhjetor 2023, 11:45| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 11:48

  • Share

Të gjithë institucionet e administratës që kanë mbi 80 të punësuar si dhe bizneset me mbi 100 të punësuar kanë detyrimin që në strukturën e tyre të kenë një njësi sinjalizuese.

Ndryshimet që parashikohen të bëhen në ligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” parashikojnë që ky detyrim të vihet në vijim për bizneset me deri 50 të punësuar.

Në një dokument të saj qeveria pranon se ky detyrim do të jetë edhe për bashkitë me ose më shumë se 10 mijë banorë.

Kjo rrjedhimisht parashikohet të rrisë numrin e njësive raportuese të njohura si sinjalizues dhe që sipas ligjit kanë detyrimin e denoncimit të praktikave apo veprimeve të dyshuara të korrupsionit, të kryera në vendin e tij të punës në autoritetin publik apo subjektin privat.

Ndër të tjera ndryshimet ligjore parashikojnë që të ofrojnë mbrojtjen e sinjalizuesve nga hakmarrja në momentet kur ata për shkak të kësaj detyre kanë pasoja madje përveç ndihmës shtetërore gjatë fazës së procesit kuadri ligjor do të parashikojë edhe dëmshpërblim.

“Fusha e zbatimit (fushëveprimit) të ligjit dhe qasja sektoriale kundrejt asaj horizontale, masa konkrete mbështetjeje që në fazat e hershme të hakmarrjes, në vijim të ndihmës shtetërore gjatë procesit gjyqësor dhe deri në dëmshpërblim të plotë për personin që i nënshtrohet hakmarrjes, rregulla për kanalet e brendshme të raportimit, sipas të cilave njësitë e sinjalizimit duhet të aplikohen për personat juridikë në sektorin privat me 50 ose më shumë punëtorë, bashkitë me ose më shumë se 10 000 banorë” thuhet në dokumentin e qeverisë.

Sinjalizuesit

Prej vitit 2016 Shqipëria ka miratuar kuadrin ligjor për ngritjen e strukturave të sinjalizuesve pranë institucioneve të cilët kanë më shumë se 80 punonjës në strukturën e tyre nëse janë sektor publik dhe 100 punonjës në privat.

Këto njësi kanë detyrimin e raportimit çdo vit pranë Inspektoratit të Larët të Deklarimit dhe kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave. Nga viti në vit numri i njësive që raportojnë pranë këtij institucioni ndryshon. Në raportin e vitin 2022 Inspektorati nënvizonte se në sektorin publik funksiononin 199 njësi përgjegjëse të kësaj natyre kurse në privat 565 njësi.

Njësitë e sinjalizuesve mund të raportojnë pranë ILDKPKI rastet kur ka abuzime nga ana e drejtuesve apo punonjësve në institucione shtetërore dhe kompani private kur vihen re raste korrupsioni, favorizim apo shkelje në prokurime dhe elementë të tjerë të kësaj natyre.

Sipas ligjit “sinjalizim” është raportimi i informacionit nga ana e sinjalizuesit te njësia përgjegjëse ose ILDKPKI-ja për veprime apo praktika të dyshuara korrupsioni, të kryera në vendin e tij të punës në autoritetin publik apo subjektin privat.

“Njësia përgjegjëse” është organi i posaçëm, i caktuar brenda autoritetit publik ose subjektit privat, i përbërë nga një ose më shumë punonjës të organizatës dhe i ngarkuar me detyrën e shqyrtimit të hetimit administrativ të sinjalizimit dhe shqyrtimin e kërkesës për mbrojtjen e sinjalizuesit, sipas përcaktimeve të këtij ligji./ Monitor

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 01/12/2023 13:14

    spiunat kane nevoj per veting sepse nuk bejne pune prefesionale

    Përgjigju
  • Sokol: 01/12/2023 12:18

    hajdeni ketej nga Vlora keni plot te PS

    Përgjigju
    • Toni: 01/12/2023 13:26

      Numri 1 ne vlore eshte Ervis Caushi eshte i lindur per kete lloj zanati,mjafton ti shikosh telefonin e ka te mbushur plot me regjistrime.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?