TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Gjykatës Administrative për interpretim të kushtetutshmërisë së nenit 6, pika 5, të ligjit që formon një të ashtuquajtur “Komision i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve për të t’u bërë anëtarë të SPAK dhe GJKKO”.
Vendimi është shpallur sot nga Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi kërkesën e Gjykatës Administrative, por ende nuk janë zbardhur argumentet mbi bazën e të cilave Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën.
Çështja mbërriti në Kushtetuese nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, e cila pranoi kërkesën e gjyqtarit Gerd Hoxha, që ky nen të mbërrinte menjëherë në gjykatën më të lartë në vend. Gerd Hoxha, aktualisht nënkryetar i Gjykatës së Tiranës, kishte aplikuar në KLGJ për t’u ngritur në detyrë si gjyqtar i posaçëm, pasi kishte kaluar me sukses 2 shkallët e vettingut.
Por, ky komision, i parashikuar nga ligji për funksionimin e GJKKO dhe SPAK, e ka skualifikuar në garë për shkak se sipas tyre nuk plotësonte kriteret, që lidheshin me pasurinë dhe integritetin. Hoxha
Argumenti i përdorur nga Komisioni për përjashtimin ishte një takim i gjyqtarit Hoxha me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, më 20 qershor 2024 në një aktivitet publik të ambasadës britanike, me qindra të ftuar për ditëlindjen e Mbretit Charles III. Ky takim u konsiderua si kontakt i papërshtatshëm.
Pra një komision me 5 anëtarë, 4 që vijnë nga Prokuroria e Posaçme dhe vetëm një gjyqtar mund të skualifikojë nga gara pas një verifikimi që nuk certifikohet në asnjë gjykatë, jo vetëm kandidatët për t’u bërë prokurorë të posaçëm por edhe gjyqtarët e GJKKO, tek të cilët do të çojnë më pas dosjet. Ligji e thotë qartë që kandidatët duhet të kalojnë këtë filtër të kësaj ‘super strukture’ të SPAK që më pas të merren në shqyrtim nga KLGJ apo KLP sipas rastit.
Komente
