Deputetët e PS duke votuar ligjin për teatrin

Politikë

Ligji për Teatrin Kombëtar/ Katër deputetët e shumicës që nuk e votuan dhe arsyet

5 Korrik 2018, 23:38| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 23:43

  • Share

Shumica miratoi ligjin për teatrin mbrëmjen e sotme mes debatit dhe tensionit. Kryeministri zgjodhi që të mos flasë sot në Kuvend, pavarësisht akuzave nga opozita, ndërsa projektligji ishte firmosur nga zv/ kryeministrja Mesi. Pas votimit situata u tensionua, pasi opozita e qëlloi me kartonë kryeministrin.

Ligji mori 75 vota nga 79 që ka shumica, pasi 4 nuk ishin të pranishëm. Ata që munguan ishin; Pandeli Majko, Spartak Braho, Paulin Sterkaj dhe Reme Lala. Majko u largua duke mos marrë pjesë në votim, ndërsa nga PD u aludua se ishte një votë kundër, pasi në 2002 kur ishte kryeministër kundërshtoi projektin për shembjen e teatrit.

Përsa  u përket tre deputetëve të tjerë që nuk ishin në Kuvend, Braho dhe Sterkaj janë në spital, pas problemeve shëndetësore, ndërsa nuk dihet arsyeja e mungesës së Reme Lalës. Ndërkohë që sonte vullnetit të shumicës iu bashkua edhe ish-deputeti i LSI, Bitri, pasi nuk u largua nga salla, por votoi ligjin.  Robert Bitri pak ditë më parë u regjistrua si deputet i pavarur, pas disa seancash mosbindje ndaj bojkoteve dhe vendimeve të grupit të LSI.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?