Ligji për vreshtarinë, zv.ministri Civici: I japim vlerë produktit tonë, prodhuesit e verës do e deklarojnë në etiketë nëse përziejnë rrushin shqiptar me atë të importit

27 Dhjetor 2022, 11:53| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 14:09

  • Share

TIRANË- Ministria e Bujqësisë me ligjin e miratuar sëfundmi për vreshtarinë synon që të mos favorizohet më produkti i importit, por t’i jepet vlerë prodhimit shqiptar. Në një intervistë për Report Tv, zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici shpjegon çfarë parashikon ligji, duke theksuar atë që është më e rëndësishmja, të mos lejohet më që gjatë prodhimit të verës të përzihet rrushi shqiptar me atë të importit.

Për gazetarin Arbi Fortuzi, Civi u shpreh se përmes këtij ligji nuk është synimi që të penalizojnë fermerin dhe prodhuesit e verës, por në fakt t’i japin vlerë produktit shqiptar. Në rast se prodhuesit e verës do të përziejnë rrushin shqiptar me atë të importit, Civici thotë se ligji i detyron që ta deklarojnë në etiketë që kjo verë nuk është shqiptare, pasi duhet përdorur vetëm rrush që është prodhuar në vendin tonë.

“Do ketë një regjistër, ku do regjistrohen si fermerët vreshtarë edhe kantinat e verës që përdorin një lloj prodhimi apo një tjetër për të nxjerrë një verë. Një importues i rrushit maqedonas, do duhet ta deklarojë të tillë rrushin që e ka marrë. Nuk mund të thotë që është verë shqiptare. S’do lejohet më ligjërisht, duhet të kesh përdorur rrush që është prodhuar në Shqipëri”, tha Civici për Report Tv.

Për ato verëra që prodhohen me rrush autokton shqiptar, zv.ministri shpjegon se ato do të identifikohen si produkte autoktone shqiptare. Ndërkohë, për fermerët që do e përdorin rrushin vetëm për prodhim vere, ligji parashikon që duhet të regjistrohen në mënyrë që të ndiqet një protokoll për mirëmbajtjen e bimës.

“Industria e prodhimit të verës ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm 10 vite e fundit. Ligji ishte vitit 1990. Takime me prodhuesit dhe grupit e interesit në mënyrë që ligji i ri të ishte në përputhje me pritshmëritë e tyre. Ligji konsiston në disa pika kryesore, rregullon prodhuesit e verës apo fermerët e vreshtave që nëse do e përdorin rrushin për prodhim vere duhet të regjistrohen që të ndjekin protokollet e mirëmbajtjes së bimës, të mbrojë prodhuesin e verës nga hyrje të tjera të importit, që mund të ndërhyjnë, të miksohet me verën e importit. Ligji e përcakton edhe llojin e importit të verës. Krijohet baza identifikuese dhe mbrohet prodhuesi i verës që përdor rrushin shqiptar. Rrushin e të ardhurave njësoj mbrohet, por në rastin e autoktonëve ligji lejon, regjistrimin e verës si autoktone, mbrojtjen e saj, eksportin e saj. Ti vijë në ndihmë, të jenë të mbrojtur dhe jo t’iu imponohet”, vijoi Civici.

Civici iu përgjigj edhe shqetësimit të fermerëve për vajin e ullirit të mbetur stok.

“Kemi patur takime me Ministrin Italian të Bujqësisë dhe atë Francez. Presim vizitat e tyre në vitin 2023 për të nënshkruar dhe kontrata konkrete bashkëpunimi për ekpsortimin e lëndës së parë për vajin e ullirit, por dhe vetë vajin e ullirit në marketet në Itali dhe Francë, që është tejmase i kërkuar”, tha ai. 

Sa i takon fondeve IPA III, Civici tha se do të ketë një rritje të gamës së produkteve që do mbështeten nga progrmai i BE për bujqësinë.

"Jemi në fund të programit IPA II dhe çelim siparin e programit IPA III që do të mbështes një numër më të madh programesh të mbështetura, si bimët medicinale, ulliri", tha Civici. 

Zv.ministri u ndal edhe tek abuzimi me çmimet e produkteve ushqimore me afrmin e festave të fundvitit, ku tha se është një fenomen shqetësues për konsumatorin. Për Civicin, konsumi i prodhimeve shqiptare që janë më të mbrojtura nga abuzimi dhe më cilësore, është mënyra më e mirë për të luftuar fenomenin e rritjes së çmimeve.

“Jemi këtu për të parë të gjithë zinxhirin e zhvendosjes së produktit nga ferma te tyreza, që të kemi në tryezë nga pikëpamja e sigurisë ushqimore një produkt cilësor dhe të shëndetëshëm për konsumatorin. Por nga krahu tjetër të ndalojmë dhe veshjen e produktit me kosto të larta të cilat janë të padrejta e që dëmtojnë konsumtaroin shqiptarë. Pjesa e abuzimit me çmimet, me transforimin e një kostoje deri në çmenduri, është punë e strukturave të tjera. Për ne ka rëndësi edukimi dhe kujdesi që konsumatori shqiptar duhet të ketë ndaj produktit vendas. Gjatë gjithë vitit duhet t’i kushtojmë vëmendje produktit vendas”, vijoi Civici. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?