Ligji për zonat e mbrojtura/ Shoqatat kundër përfshirjes së bashkive: U dogjën 129 mijë hektarë pyje

12 Shkurt, 19:51| Përditesimi: 13 Shkurt, 00:45

  • Share

Nga vitit 2016 kur bashkitë e vendit morën në menaxhim zonat pyjore janë shkatërruar nga zjarret 129 mijë ha pyje, me një kosto totale që arrin në 2 mld euro. Ky fakt u bë i ditur nga përfaqësues të shoqatave mjedisore në komisionin e veprimtarive prodhuese, gjatë dëgjesës së katërt për draftin që rishikon ligjin për zonat e mbrojtura, ku ata shfaqën rezerva për përfshirjen e bashkive në menaxhimin e këtyre zonave.

“Dafti zhbën punë e bërë këto vite për zonat e mbrojtura. Ligji përcakton ndryshimin e zonave të mbrojtura, nëse nuk arrin objektivat. Nëse digjet, ajo nuk është më zonë e mbrojtur, do nxisë zjarrvënien. Legjislacioni nuk lejon aktivitet në këto zona, nuk menaxhohet dot dhe nuk e frenon dot, drafti actual e përkeqëson. Ligji ka kontradiktë në vetvete. Nuk ka asnjë praktikë evropiane, që një zonë e mbrojtur është pa zonim, pasi garanton speciet jetojnë në habitatet e tyre. Heqja e nënzonimit të brendshëm barazon zonë e mbrojtur me tokën bujqësore”,- deklaroi Abdulla Diku, ekspert mjedisi.

“Kërkojmë të jemi pjesë e diskutimit për çështje që lidhen me mjedisin. 56 shoqata janë në unison që duhet riparë ligji, ka ekspertë që do ndihmonin për hartimin e një ligji të saktë. Të heqim emergjencën, nuk ka pse të kalojë për 1 muaj në parlament. Nuk janë kafshët e pyllit në emergjencë për të pritur betonierët, e dimë si funksionojnë gjërat në Shqipëri”,- tha Lavdosh Ferruni, ambientalist.

Por kryetari i Komisionit të Veprimtarive, Arben Pëllumbi, duke replikuar me ambientalistët, tha se rishikimi po bëhet pasi banorëve të zonave të mbrojtura, ju është kufizuar jeta nga ligji aktual i zonave të mbrojtura. Ai ashtu si shoqatat shprehu rezerva për përcaktimin në draft se 20 % e territorit të zonave të mbrojtura u kalon për menaxhim bashkive.

“Nuk zgjidhin dot nevojat e tyre. Ne jemi të detyruar të gjejmë disa zgjidhje. Po presim mendimin e qeverisë. Propozuesit do të ulen dhe të diskutojnë edhe shqetësimet tuaja, mjedisin e duam njësoj. Por ne jemi ligjvënës e duhet të zgjidhim disa problematika, për qytetarët. Ligji aktual është I ngurtë nuk I lejon ata banorë as për të rregulluar çatinë. Do të jemi të vëmendshëm për të gjitha kërkesat. duhet rishikuar 20%, pasi nuk duhet të kemi dy menaxhues në territor. Të kishim shpërndarje të të ardhurave”,- u shpreh Pëllumbi.

Ndërkaq një prej deputetëve nismëtarë të draftit, Fadil Nasufi ripërsëriti faktin se ligji nuk cënon kufijtë e zonave të mbrojtura. 

“Ligji është shumë konservator. Duhet të hyjë në harmoni me ligjin për zonat me përparësi zhvillimi. Duhet të bëjmë palë edhe pushtetin vendor, jo duke I dhënë 20%, por si të japë kontribut. Zona të ndryshme kanë tipologji të ndryshme, duhen bërë ndërhyrjet e duhura. Do të marrim mendimin e qeverisë dhe ministria e Mjedisit, do të dalim në ato zgjidhje për sfidat që na ka krijuar tranzicioni”,- tha Nasufi.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/02/2024 02:16

    Ne asnje menyre nuk u duhen dhene bashkive,sepse kthehen ne ceshtje tarafesh,korrupsioni,vjedhjesh e shkaterrimi. Shembujt konkrete ka plot,p.sh Lezha nja dy artikuj me pare,po te /Sociale/, bindi qeverine per lejet e ndertimit te bllokuara duke perfituar nga plani per rregullimin e qytetit.Po kush e bindi qeverine qe ne plan rregullimin e qytetit te perfshiheshin lejet e nderimit per rezorte? Deputete zone,kryetare bashkie.Keta jane ngrohte e mire ne xhepin e oligarkeve e /investitoreve strategjike/,per te mos thene qe dhe vete qeveria mund te kete /te preferuarit/ e saj! Eshte turp sa lehte shkaterrohen zonat e mbrojtura per interes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?