Vendi i ngjarjes dhe Klodjan Rasha

Ligji, polici, arma

8 Dhjetor 2020, 16:11| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 16:21

  • Share

Qershorin e vitit 2014 një polic e flakëm në rrugë pasi s'përdori armën teksa para syve të tij vritej i ndjeri bankieri Artan Santo.

Reagimi publik, komentet dhe rrjeti e akuzoi policin për mosreagimin e tij dhe mospërdorimin e armës dhe ai sot është jashtë radhëve të policisë. Edhe unë personalisht mendoja se polici do duhet ta kish përdorur armën. Vitet ikin dhe situatat përsëriten. Një grabitës në Fier u vra nga polici teksa qëllonte mbi furgonin e policisë dhe shoqëria komentet rrjeti publiku thanë se ja bëri mirë polici s'ka faj.

Pastaj Kacifas në Bularat me kallash në mes të fshatit deri sa e ekzekutoi RENEA, publiku pro në Shqipëri! Politika kundra në Greqi.

Rikthehemi në Elbasan Lefter Zhidru për mbi 4 orë terrorizoi lagjen e tij qytetin shtetin e opinionin. Opinioni anoi pro ekzekutimit, politika nuk tha ndonjë fjalë kundra. Ekspertët të ndarë.

Policia mori e një kusur mbi supe,  por RENEA nuk është për të shoqëruar me lule fundja është repart neutralizim eliminim. Pa kaluar shumë kohë një polic shqiponje, skuadrës elitë ku ka të mirë e të këqinjë brenda saj i ra një situatë kritike përballë.

Qytetar për kafe ora 1.45 as dreqi se beson, kur kafet ligjërisht janë mbyllur. Me hurma në dorë? Të shohim sa të zbardhet procesverbali i vendngjarjes!

Polici thotë nuk iu bind urdhrit të ndalimit e më nxori armën duke më kërcënuar jetën. Rrjeti, komentet dhe publiku kush të mundet po demaskojnë policin e policinë. Po sikur të kish vrarë policin?! Çdo thuhej apo 'polic i paaftë'! A ka mëkate policia, pafund! Po kurrë sa politika që e përdor.

Sikur të presim vetëm 1 javë zyrtarisht do dalë e vërteta, por diçka është fakt.

Klodjan Rasha ka qenë i armatosur. Ai nuk ishte nisur të vriste policin por polici është në detyrë ti kërkoj kujtdo mua, juve, ty, atij, asaj, të ndaloj e kur ka një send në dorë të dukshëm ngjashëm me armën e thikën edhe të mos lëviz mos bëj asnjë veprim.

Polici përdori armën tani është me pranga. A duhet besuar polici uniforma? Ç'të bëj polici përballë ligjit dhe armës? Ligji të jep armë dhe po e përdore të rras prangat po se përdore të heq nga puna!!!

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlora: 08/12/2020 19:18

    Vrasja e nje njeriu eshte lajm.Vetem hetimet e plota dhe te sakta do zbardhin te verteten PD ka majasellin ne gjuhe nuk priti por doli ne konkluzion e vrau policia e krimit.Saliu shkoi me imagjinaten e tij te shfrenuar me tej Urdheroi Rama .Keto jane skenar per humoristet.Pjesa serioze e problemit qendron ne ate qe te percaktohet qarte po shume qarte si dhe kur perdoret arma.Cdo dite para marjes se detyres efektiveve tu behet instruktazh dhe te gjithe efektivet te pajisen me kamera trupi

    Përgjigju
  • Kacidhe: 08/12/2020 17:52

    Profesionalizem pergjegjesi kjo eshte analiza e ketij gazetari... ani dasht ne kafe te gjithe ira 01.40 ne Don Bosko ne Laprake Kunostudiio.. mundesisht me kallash ne dore per tu mbrojt nga policia

    Përgjigju
    • Torino: 08/12/2020 19:05

      O Arsen!Po mire po ligjin per perdorimin e armeve(ne te gjithe boten dhe ne Shqiperi qe nga koha e socializmit) per forcat e armatosura a e mban mend?Po ta kesh bere ushtrine do te kujtohet qe:Ndal(e para).Ndal se do te qelloj(e dyta).Qitja e pare nga mesi e poshte(po te jete qites i mire).Vetem pas te pares dhe kur ka kunderpergjigje me arme qellohet ne lartesine e njeriut.Eshte pastaj gjykatesi qe mer parasysh rrethanat(erresire,ne vrap e siper etj,).Paste fat ai polici,i rente ndonje gjykates i mire se po te jete per politiqenet aha....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?