Kushtetuesja pranon padinë për ligjin e Akademisë së Shkencave, Zhupa: Seanca plenare publike brenda 14 korrikut

22 Qershor, 15:05| Përditesimi: 22 Qershor, 15:09

  • Share

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë për ligjin e Akademisë së Shkencave.

Më 10 maj, deputetja Ina Zhupa depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shpalljen antikushtetues të ligjit me porosi për Skënder Gjinushin, duke i garantuar atij mundësinë për të kandiduar për një mandat të dytë që ligji ekzistues ja ndalonte dhe për të mbajtur mandatin mbi 75- vjeç që po ashtu ligji e ndalonte.

Pasi Kushtetuesja ka pranuar padinë e saj, ka ardhur edhe reagimi nga Zhupa, e cila me një postim në rrjetet sociale, shkruan se seancat publike do të zhvillohen brenda datës 14 korrik.

“Gjykata do zhvilloj seanca plenare publike, pasi palët ftohen të dërgojnë parashtrimet e tyre brenda datës 14 Korrik 2024. Një ligj i miratuar në shkelje të plotë të procedurave parlamentare duke nëpërkëmbur pushtetin legjislativ dhe duke shkelur kushtetutën e vendit që konsideron me efekt NUL ato vendimmarrje të kuvendit qe janë marr pa ndjekur procedurën.  Gjithashtu ligji nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit. Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjec mund të zgjidhen ose asnjëri. Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjeç bëhen emeritus ose asnjëri. Nuk mundet të ketë përcaktime ligjore “të gjithë përveç njërit” pikërisht kryetarit për të cilin qepet ligji me porosi”, shkruan ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?