Kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi ka deklaruar votën e tij kundër ligjit të ndryshuar për Policinë e Shtetit, pasi sipas tij, preket privatësia e qytetarëve shqiptarë dhe shkelen të drejtat e njeriut. Murrizi theksoi se me ndryshimet e ligjit ministri përzihet në ndarjen e pushteteve duke ngritur dyshime për trupën policore që do të marrë në dorë përgjimet. Sa i përket bërjes së policisë më të fortë, Murrizi tha se kupola e Policisë së Shtetit drejtohet nga grupi “Çiftelia”.
“Sa e besueshme është trupa policore për hatër të elitës drejtuese të policisë. Unë nuk flas që ne na lind korrupsioni tek 15079 punonjës që ka ministria e Brendshme. Drejtuesit e qarqeve janë drejtues të cilët kanë cent. Kanë qenë të shkarkuar nga qeveritë socialiste të vitit ‘97-2005. Janë rikthyer në 2013. U shkarkua nga një ministër i juaj për shkelje, kanabizim, për trafik dhe shqiptarët e dinë mirë se shefa, drejtora policie, kufiri, antikontrabande, trafiqesh kanë ndenjur 2-3-4-6 muaj në arrati nga kjo drejtësi. Pse nuk e paskemi policinë e fortë si vendet e BE-së. Bëje të fortë, pastroje. Kush ka ngelur nga grupi ‘çiftelia’ i pagraduar në qeverinë e tyre. I ke në kupolën e policisë e Shtetit. Ti kërkon t’i varësh këtyre 200 vetave kontributin e përgjimeve. Pse këta do e ulin numrin e vrasjeve. Vijnë të gjithë nga periudha famëkeqe e inkuizicionit.Ti u nise ta pastrosh barkderrat dhe e mbushe me drejtues derra bark, nuk le anëtarë të grupit të çiftelisë, qemanesë e nuk le sigurims pa i promovuar, nëse i emëron ti. Jam kundër këtij ligji sepse prek liritë e të drejtat themelore dhe nga fakti se kush e drejton këtë trupë policore”, deklaroi Murrizi.
Lajmi kryesor: